Agjencia për Median dhe Informimin zbardh disa nga nenet e marrëveshjes së firmosur me Italinë për refugjatët: Jo më shumë se 3 mijë në të njëjtën kohë

7 Nëntor 2023, 16:45| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 17:01

  • Share

Agjencia për Median dhe Informimin ka zbardhur detaje në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ku ka publikuar disa nga nene të marrëveshjes së nënshkruar nga kreu i Qeverisë, Edi Rama dhe homologia Italiane, Giorgia Meloni.

Megjithëse drafti i firmosur ende nuk është bërë publik, MIA thekson se në Shqipëri nuk do të mbërrijnë më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë. Konkretisht, neni 3 i marrëveshjes përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Sakaq në neni 4 garanton se është Italia ajo që do të ngrejë tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Po ky nen përcakton edhe Kufirin Maksimal të migrantëve të strehuar: jo më shumë se 3000 migrantë të strehuar në të njëjtën kohë.

Ndërkaq neni 6 i marrëveshjes sipas MIA specifikon se Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet për migrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër e paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Në neni 9 të marrëveshjes specifikohet se afati maksimal kohor i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për të kryer procedurat e azilit/ mbrojtjes Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e migrantëve nga Shqipëria.


Lajmi kryesor:

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Report Tv sjell pamjet ku do ndërtohet karantina! Drejtori i portit Shëngjin: Kemi kapacitet të mjaftueshëm


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?