Agjencia e Antikorrupsionit në Kosovë: Albin Kurti 400 000 euro pasuri. Politikan të tjerë me prona dhe llogari bankare

6 Shkurt 2020, 17:01| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 18:03

  • Share

Pasuria e politikanëve në Kosovë çdo vit bëhet temë diskutimi dhe ngjall debate të forta.

Sipas raporteve të dala nga Agjencia e Antikorrupsionit, del se Kryeministri Albin Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro dhe 10 mijë euro në emër të bashkeshortes.

Kurti edhe pse gjatë fushatës elektorale kritikoi Ramush Haradinaj për rritjen e pagës në 2950 euro në muaj, tani do ta marrë edhe vetë këtë pagë, të paktën deri në muajin prill, kohë kur edhe do të rishikohet ligji I pagave. Nëse ligji I ri I pagave do të hyjë në fuqi pa amendime, Kurti do të ketë një pagë mujore prej 2151 mijë euro në muaj.

Për vitin 2019 Kurti ka deklaruar pasuri të paluajtshme banesën që ka bashkëshoretja e tij në Norvegji me vlerë 400 mijë euro, për posedimin e së cilës, ajo ka marrë kredi 270 mijë euro në muaj.

Si të ardhura vjetore Kurti ka deklaruar pagën e tij si deputet 19 189 euro  në vit, ndërsa paga e bashkëshortes në Oslo është deklaruar 42 240 euro.

Para të kursyera Kurti ka deklaruar rreth 10 000 euro.

Pasuria e kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani

Në pronësi të saj, Osmani ka deklaruar një banesë në vlerë prej 40 mijë euro e cila sipas saj është ende e papërfunduar.

Një tjetër banesë ajo e ka pasuri në pronësi të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë eurosh.

Osmani ka edhe dy shtëpi, njëra në vlerë prej 190 mijë eurosh dhe tjetra në vlerë prej 125 mijë eurosh, në pronësi të bashkëshortit të saj.

Osmani ka deklaruar gjithashtu se ka 42 mijë euro në llogarinë e saj bankare.

Avdullah Hoti, zv kryeministër i pare në qeverinë e re ka 160 mijë euro pasuri. Hoti ndër të tjera, ka edhe edhe para të kursyera si në emrin e tij ashtu edhe të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Haki Abazi, zv kryeministër i dytë ka deklaruar para brenda dhe jashtë vendit në 3 llogari bankare, në njërën 158 mijë euro, në tjetrën 2000 dhe 4500 në një bankë tjetër. Abazi ka një shtëpi dhe dy ndërtesa me vlerë rreth 280 mijë euro. Ai i ka edhe rreth 210 mijë euro borxh në njërën nga bankat në Kosovë.

Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë

Banesë në vlerë 60 mijë euro, tokë të trashëguar nga prindi në vlerë 12,500 euro.

Agim Veliu – ministër i Punëve të Brendshme

Veliu që për vite ka mbajtur postin e kryetarit të Podujevës ka deklaruar shtëpi, banesë, tokë e truall por nuk i ka vënë çmim.

Para të ruajtura në bankë ka deklaruar në vlerë 19 mijë e 449 euro.

Veliu ka një kredi në vlerë 25 mijë euro për të shlyer të cilën e ka marrë për blerjen e truallit.

Glauk Konjufca – ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ka deklaruar dy banesa. Një në vlerë 70 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 67 mijë euro.

Tokë (trashëgimi familjare) në vlerë 30 mijë euro, truall në vlerë 80 mijë euro.

Shtëpi në ndërtim në vlerë 100 mijë euro.

Shtëpi vikendi në vlerë 40 mijë euro (pronësi të prindit)

Anton Quni – ministër i Mbrojtjes

Posedon banesë në vlerë 160 mijë euro. Shtëpi të përbashkët në vlerë 200 mijë euro. Oborr (trashëgimi) në vlerë 12 mijë euro.

Besnik Bislimi – ministër i Financave

Hera e fundit kur ka deklaruar pasurinë është viti 2016 kur ishte deputet. Kishte deklaruar shtëpi në vlerë 250 mijë, banesë në vlerë 100 mijë euro.

Emilja Rexhepi – ministre e Administratës

Rexhepi nga komuniteti boshnjak ka deklaruar pasuri të paluajtshme të përbashkët në vlerë 470 mijë euro.

Hykmete Bajrami – ministre e Arsimit

Edhe kjo në vitin 2019-tën ka deklaruar pasuri të majme. Posedon banesë 80 mijë euro, banesë tjetër në vlerë 70 mijë euro, shtëpi në vlerë 137 mijë euro (të përbashkët). Posedon dy vetura të tipit Mercedes. Njëra në vlerë 20 mijë euro dhe tjetra në vlerë 11 mijë euro.

Para të ruajtura në bankë ka deklaruar në vlerë 5361 euro.

Kurse kredi ka deklaruar në vlerë 80 mijë euro 

Lumir Abdixhiku – ministër i Infrastrukturës

Ka deklaruar dy shtëpi. Njërën në vlerë 200 mijë euro (pronësi e përbashkët) dhe tjetrën në vlerë 150 mijë euro (trashëgimi nga prindërit). Tokë pune (trashëgimi nga gjyshërit) në vlerë 90 mijë euro. Para të gatshme ka deklaruar në vlerë 4596 euro. Ndërsa ka një kredi në vlerë 80 mijë euro për të shlyer.

Më poshtë tregohet pasuria e disa prej politikanëve në Kosovë

Komento

Komente

  • Arbëri: 07/02/2020 11:02

    Sa trishtim që jan të gjithë të varför...!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?