Nxori nga qelia Jamarbër Malltezin, Report Tv zbuloi konfliktin e interesit të gjykatëses së Apelit të GJKKO-së! SPAK rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

22 Nëntor 2023, 11:25| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 15:06

  • Share

Nuk kaluan as 12 orë nga denoncimi ekskluziv i Report Tv se gjyqtarja që liroi nga qelia Jamarbër Malltezin është në konflikt interesi, dhe SPAK bëri lëvizjen e parë.

Report Tv konfirmoi se Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Lartë për rekurs të vendimit të gjyqtares së Apelit, Iliriana Olldashi, e cila nxori nga burgu duke lënë në arrest shtëpie dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.

Prokurorët e çështjes pohuan se kërkojnë qëndrimin në burg të Malltezit, pasi nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë nga hetimet. 

Redaksia investigative e Report Tv zbuloi ekskluzivisht se gjyqtarja Olldashi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një cmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2.

Apartamenti ku ajo jeton është ndërtuar pikërisht nga kompania Homeplan që është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim për korruptiv pasiv dhe pastrim parash që ndodhej në burg, dhe që, me vendimin e beftë gjyqtarja e liroi.   

Gjyqtarja në konflikt të hapur interesi e mbajti të fshehtë këtë fakt dhe nuk u tërhoq nga çështja, duke ngritur edhe më shumë dyshimet, jo vetëm për njohjen me palën në proces, por edhe për një trajtim të favorshëm nga ana e shoqërisë Homeplan, për vetë çmimin qesharak me të cilin ajo ka blerë apartamentin në kullat e Malltezit që SPAK po i heton si frut të korrupsionit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 23/11/2023 09:40

    kot,a mund te quhet konflikt interesi nje qe ka blere nje shtepi dhe nuk quhet konflikt interesi nje qe Berisha e ka shkarkuar dhe Rama e ka vendosur qe kjo te vendose per Berishen ?!

    Përgjigju
  • Iris: 23/11/2023 02:43

    Po ndaj gjuqtares do te merret ndonje mase?

    Përgjigju
  • Cubi: 22/11/2023 18:57

    Keta jan te paskrupullt, cfar sbejn keta. Eshte TURP mos u tallni me kete popull te vajtur. Do ishte mir qe kjo monstra ne sherbim te mafjes politike te shkoj vet atje tek shtat penxheret.

    Përgjigju
    • Lina: 23/11/2023 13:23

      Turpi eshte per Kryehajdutin kryeminister qe ka vjedhur gjithe shqiptaret jetu dge kudo ne bote

  • 3D: 22/11/2023 16:10

    Hajduti që nuk kapet është mbret

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/11/2023 15:30

    Nese ka një grimcë besueshmerie ky sistem drejtësie, gjykatsja në fjalë duhet të shkarkohet dhe përjashtohet. Kush garanton se po mbajti postin kjo nuk vepron po në të njëjtën mënyrë siç ka vepruar tani? Drejtësia për t'u quajtur e tillë, nuk duhet të ketë dyshimin as më të vogël se bashkpunon në ndonjë farë mënyre me të akuzuarit. Ndryshe s'ka ndrishim nga drejtësia e kohës se Saliut.

    Përgjigju
  • kot: 22/11/2023 14:28

    Cfare bene keshili i larte i gjykates KLGJ cfare bene Inspektoriati i kontrollit te larte drejtesise pse nuk e shkarkojne ??? kane shkarkuar nga vitingu gjygjtare qe kane udhetuar rastesisht ne avion me me grupet kriinale. kjo eshet nje konflikt i paster intersi. e humbet besimin

    Përgjigju
  • Torino: 22/11/2023 13:58

    Paska Marigo-po paska dhe Maliq!Te shohim cdo vendos gjykata e larte.Pastaj te flasim.

    Përgjigju
    • Drini: 22/11/2023 14:33

      Do kthehet ne burg "profesori" do na I lere that kreativ e profesoreshes.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?