Deputeti Arbi Agalliu ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhit se 4 deputetët e Bashës kanë refuzuar të bashkojnë firmat për të ridërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.
Reagimi i Agalliut:
-Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.
-Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.
-Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.
-S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Mandati Xhaçkës, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Nesër ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese! Kam indinjatë ndaj 4 deputetëve të Bashës
G.K/ReportTv.al