Afër SPAK, zbulohet ku do jenë zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit

17 Maj 2022, 10:30| Përditesimi: 17 Maj 2022, 11:40

  • Share

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë godinën e saj përballë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Bashkia e Tiranës do t'u lërë në përdorim godinën që po ndërtohet aktualisht për administratën e UKT-së. Vendimi nuk është ende zyrtar, teksa pritet edhe miratimi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Një gjë të tillë e konfirmoi më herët edhe kreu i SPAK, Arben Kraja i cili tha se hetuesit e BKH-së do të jetë afër SPAK.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?