Pika kufitare në Kapshticë

Kthehen për të kaluar Vitin e Ri në atdhe, fluks emigrantësh në pikat kufitare në Kapshticë e Qafë-Thanë

29 Dhjetor 2022, 14:06| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 14:19

  • Share

Me afrimin e natës së ndërrimit të viteve është rritur fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen për festa në atdhe.

Përmes pikës kufitare të Kapshticës, Report Tv mëson se në datën 28 dhjetor, kanë hyrë mbi 4 mijë e 400 qytetarë dhe kanë dalë mbi 2 mijë e 100 persona.

Ndërkohë, burime nga policia kufitare e Qafë-Thanës, thanë për Report Tv se më 28 dhjetor, kanë hyrë për në Shqipëri rreth 2 mijë e 800 persona dhe kanë dalë mbi  2 mijë e 100 qytetarë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?