2 vjeçari i sulmuar nga hipopotami

Afrikë/ Hipopotami gëlltit djalin 2-vjeçar, më pas e nxjerr të gjallë nga goja

17 Dhjetor 2022, 08:04| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 08:35

  • Share

Një fëmijë i ka shpëtuar një sulmi nga një hipopotam, në shtetin e Ugandës në Afrikë. Hipopotami sulmoi fëmijën duke i gëlltitur vetëm gjysmën e trupit të 2-vjeçarit.

Ishte një banor i guximshëm, i cili ndodhej aty pranë dhe ndërhyri për të shpëtuar viktimës, pasi e qëlloi dhe e trembi hipopotamin duke bërë që të lëshonte 2-vjeçarin nga goja.

Fëmija u dërgua për trajtim në një klinikë aty pranë, pasi kishte marrë lëndime në dorë e më pas u dërgua në spitalin e Bwera. Pas marrjes së trajtimit shëndetësor, ai u shërua plotësisht.

Raportet sugjerojnë se hipopotami thjesht po luante me djalin, në vend që ta hante, pasi ata janë vegjetarianë, por mund të sulmojnë njerëzit nëse ndihen të kërcënuar. 

Instinktivisht, kafshët e egra i shohin njerëzit si një kërcënim dhe çdo ndërveprim mund t'i bëjë ata të veprojnë në mënyrë të çuditshme ose agresive.

Në Afrikë, ka rreth 500 vdekje nga hipopotamet në vit. Sipas National Geographic, ata janë kafsha më vdekjeprurëse në botë dhe vrasin gati dy herë më shumë njerëz sesa luanët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?