Afrika e Jugut, shembulli që kërkon të shmangë Katari në Botëror! Federata e Brazilit jep shpërblimin më të majmë, shifër stratosferike edhe nga FIFA

20 Nëntor 2022, 11:57| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 21:48

  • Share

Nis sot në Katar Botërori i 22 në historinë e futbollit, që është më i diskutuari ndonjëherë për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Gjithsesi kjo çështje do ti lërë vendin futbollit të luajtur, pasi në orën 17:00 vendi organizator pret Ekuadorin. Deri më sot vetëm Afrika e Jugut nga vendet organizatore nuk ka mundur të kalojë grupin, ndërsa Katari do mundohet të mos e kopjojë. Dy kombëtaret e tjera që bëjnë pjesë në grupin A janë Holanda dhe Senegali.

Sa u takon favoritëve për ta fituar Brazili është i pari sipas ‘bookmakerssave’, ndërsa në rreshtin e para janë edhe Franca me Argjentinën. Më pas vijnë Gjermania, Anglia dhe Spanja, ndërsa Portugalia ndodhet në rreshtin e tretë.

Fituesi i Botërorit, që për herë të parë organizohet në dimër dhe në një vend arab, do shpërblehet nga FIFA me 40 milionë euro, ndërsa afërsisht 30 milionë për vendin e dytë. Sa u takon federatave përkatëse Brazili do akordojë shpërblimin më të madh për futbollistët në rast se fiton Botërorin, e ndjekur nga Anglia me 15 milionë euro.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?