Afganistan/ Talebanët mbyllin dyert e universiteteve për femrat

23 Dhjetor 2022, 10:01| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 16:44

  • Share

Në një deklaratë të qeverisë afgane udhëzohen të gjitha universitetet private dhe publike janë që të zbatojnë ndalimin e arsimit për femrat deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi u dha nga Ministria e Arsimit të Lartë pa asnjë justifikim dhe përjashtimi i femrave nga studimet universitare pritet të hyjë në fuqi menjëherë.

Dhjetra gra protestuan të enjten (22.12.) në Kabul kundër vendimit  për përjashtimin e grave dhe vajzave nga studimet universitare. Talebanët e shtypën demostratën.

Dhjetra gra protestuan (22.12.) në Kabul kundër përjashtimit të grave dhe vajzave nga universitetet

Që nga marrja e pushtetit në gusht të vitit 2021 islamistët i kanë kufizuar masivisht të drejtat e grave.

Vajzat dhe gratë janë kryesisht të përjashtuara nga jeta publike dhe nuk u lejohet të ndjekin as shkollat ​​e mesme nga klasa e shtatë e lart. Madje, në Kabul, grave u është ndaluar  për disa muaj edhe që të dalin në parqet publike dhe të shkojnë palestra./DW

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?