Afganistan, mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrues! 6 fshatra janë shkatërruar nga lëkundja e tokës

8 Tetor 2023, 09:40| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 15:29

  • Share

Pasoja shkatërrimtare raportohen në Afganistan nga tërmeti prej 6.3 shkallësh Rihter në perëndim të vendit. Numri i të vdekurve vlerësohet të jetë 2 mijë, ndërsa një udhëheqës i lartë taleban, citohet nga Al Jazeera të ketë shtuar se bilanci mund të rëndohet edhe më tej.

Suhail Shaheen, zëdhënës i talebanëve bëri të ditur se shumë njerëz janë të zhdukur megjithë operacionet e shpëtimit që po përpiqen për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të dëmtuara, kryesisht në provincën Herat.

Shaheen tha se vendi ka nevojë urgjente për tenda, produkte mjekësore dhe ushqimore në zonat e goditura nga fatkeqësia. 

Gjashtë fshatra janë shkatërruar dhe qindra civilë kanë mbetur nën rrënoja. Tërmetet e shumta të shtunën goditën zonën në veriperëndim të qytetit të Heratit rreth orës 11 të mëngjesit të së shtunës. Pasgoditje të forta u ndjenë në provincat fqinje Badghis dhe Farah.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?