‘Partizani’, SPAK nuk e lejon të shkojë në Kuvend, Berisha ankimon vendimin! Nesër merret në pyetje, më 25 janar dhëndri

22 Janar, 11:41| Përditesimi: 22 Janar, 13:22

  • Share

Pasi SPAK refuzoi që t’i jepte leje Sali Berishës për të shkuar në Kuvend, avokati i tij Sokol Mëngjezi ka apeluar vendimin në GJKKO. Më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare në cilësinë e deputetit. 

Ndërkohë, nesër më 23 janar, SPAK ka thërritur për të marrë në pyetje Sali Berishën në hetim për korrupsion pasiv, dhe dy ditë më pas, më 25 janar, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Mes këtyre 2 datave, pritet një zhvillimi rëndësishëm. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për heqjen e “arrest shtëpie” dhe përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.

Siç Report Tv zbuloi ekskluzivisht, gjyqtarja Olldashi është në konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e kompanisë në hetim “Homeplan” ku aksioner është edhe Malltezi, të cilin më herët e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi.

Konflikti i interesit është pranuar edhe nga SPAK i cili ka bërë rekurs në gjykatë të lartë kundër masës “arrest shtëpie” duke kërkuar kthimin në qeli të Malltezit, i cili akuzohet se ka përfituar 5.4 mln euro nga ndërtimi i kullave.

SPAK kishte thirrur Berishën më 17 janar për t’u marrë në pyetje, ndërsa Malltezin më 18 janar, por më kërkesë të avokatëve mbrojtës marrja në pyetje u shty. Nuk dihet nëse Berisha do shkojë për t’u marrë në pyetje. Ish-kryeministri u vendos në arrest shtëpie pasi theu masën e sigurisë detyrim paraqitjeje disa herë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?