Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Afera ‘Partizani’/ Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO i rrëzon sërish, lë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe dhëndrin Malltezi

17 Prill, 14:15| Përditesimi: 17 Prill, 18:33

  • Share

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Të dy ndodhen në arrest shtëpie ndërsa janë në hetim për aferën e Partizanit.

Në përfundim të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj hodhi akuza se kjo çështje po zvarritet me urdhër të Edi Ramës.

“Zgjatja e afatit të kësaj çështje do ecë me kalendarin politik, siç e ka ndarë kryeministri, lidhet me mandatin e Berishës. Janë ato afate që përcaktojnë këto afate”, tha Gjokutaj.

Berisha dhe dhëndri i ishin drejtuar GJKKO me një kërkesë të re për lehtësim të masës së sigurisë, por u rrëzua më 8 prill, duke bërë që më pas avokatët t'i drejtohen Apelit të Posaçëm Por kërkesat e tyre u rrëzuan sërish. 

Sali Berisha dhe dhëndri  i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?