‘Partizani’/ Berisha kërkon të shkojë në Kuvend, GJKKO shtyn seancën, nuk pranon fletëthirrjen e firmosur nga Argita! Për herë të 4-t kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka

1 Shkurt, 09:13| Përditesimi: 1 Shkurt, 11:57

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon të marrë pjesë si deputet në seancat plenare të Kuvendit. Gjyqtarja Irena Gjoka e shty seancën me argumentin se fletëthirrjen që sot do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.

Gjyqtarja thotë se duhet të jetë vetë personi në hetim që të firmosë fletëthirrjen që vërteton se ka dijeni që do të zhvillohet seanca. Kështu Gjoka vendosi që seanca e radhës të mbahet më 8 shkurt.

"Kemi ankimuar vendimin e SPAK, sot ishte seanca për të shqyrtuar ankimimi. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Në kohën e marrjes së masave të sigurimit, ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideron të komunikuara.

Sot ndodh e kundërta, Gjykata nuk e konsideroi të njoftuar dhe e shtyn seancën. Shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese. I vetmi qëllim është djegia e mandatit të Berishës. U shty për me datën 8 shkurt. Të shohim se çfarë marifeti tjetër do nxjerrë gjykata. Sot me firmë dhe me dijeni e konsideron të panjoftuar Berishën", tha avokati. 

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës kanë kërkuar për herë të katërt përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Në daljen për mediat, avokati Genc Gjokutaj sulmoi drejtësinë duke thënë se kjo është një lojë politike dhe kërkojnë që Berishës t’i djegin mandatin e deputetit.

"Kemi mbledhur shkeljet. Gjoka ka dhënë vendimin e datës 30 dhjetor për zëvendësimin e masës, pa u shprehur gjykata për kërkesën e përjashtimit", u shpreh Gjokutaj.

Kujtojmë që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?