Afera ‘Partizani’, Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

24 Tetor 2023, 16:52| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 17:16

  • Share

 

Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në një deklaratë për mediat avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj tha se kanë ngritur padi në SPAK ndaj gjyqtares së çështje Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Sipas Berishës gjyqtarja Irena Gjoka ka dhënë një vendim në kundërshtim me Kushtetutën.

‘Kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për veprën penale të 'shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim. Ne nuk vijmë këtu për 3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Berisha na ka autorizuar ne.’- tha Gjokutaj.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ Berisha refuzon thirrjen, në GJKKO çon 2 avokatë! Padit në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, avokatët kërkojnë të përjashtohet! Shtyhet për nesër seanca


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?