'Partizani’/ Mbaron afati, Berisha s'paraqet kërkesën për përjashtimin e gjyqtares! Nesër në GJKKO seanca për arrestin shtëpiak

29 Dhjetor 2023, 13:01| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 18:02

  • Share

TIRANË- Edhe pse morën si provë në dorë materialet audio të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri në vendime, avokatët e Berishës nuk dorëzuan zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nga çështja e zëvendësimit të masës ndaj ish-kryeministrit, në arrest shtëpie.

Kërkesën për të marrë këto prova avokatët e bënë verbalisht në seancën e së mërkurës ditë kur pritej që Irena Gjoka të merrte vendim për masën e re ndaj Berishës, kërkesë që solli shtyrjen për të tretën herë të vendimit për mesditën e 30 dhjetorit. Në seancën e së enjtes, gjyqtarja Irena Gjoka, argumentoi se shtyrja e shpalljes së vendimit për të shtunën, u bë për t’i dhënë kohë avokatëve të njihen me provat.

Sipas Gjykatës së Posaçme, deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo do të thotë se afati ligjor 3-ditor nga paraqitja e kërkesës në seancë, për depozitimin e saj është djegur tashmë, e mbetet të shihet të shtunën, nëse avokatët do të bëjnë ndonjë veprim të radhës për të zvarritur caktimin e masës arrest shtëpie ndaj Berishës, siç SPAK e kërkon.

“Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka”, njofton GJKKO.

Ndërkohë në një reagim te tyre avokatët kërkuan sqarim se pse nga Gjykata e Posaçme nuk iu vunë në dispozicion dy vendimet e arsyetuara të gjyqtarëve që rrëzuan kërkesën e tyre për përjashtimin e Irena Gjokës në dy raste vendimi i dhënë në 26 dhjetor dhe atë të dhënë në 25  tetor 2023, kërkesa sipas avokatëve janë pranuar në gjykatë.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme shtyu për herë të tretë seancën për dhënien e vendimit për kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe "ndalim komunikimi", për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion në aferën “Partizani”. Ndërkohë, seanca e ditës së nesërme pritet të zhvillohet në orën 12:00.

Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.

Ora 16:58
Skadoi afati për depozitimin e kërkesës për përjashtimin e Gjokës, reagojnë avokatët e Berishës: GJKKO nuk na dha vendimin për rrëzimin e kërkesës së parë

1703775002_gjokutaj.jpg

Teksa avokatët e Berishës nuk kanë depozituar në GJKKO kërkesën me shkrim për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe afati ka mbaruar ata kanë bërë një reagim. Avokatët thonë se GJKKO nuk u ka vënë në dispozicion vendimin e parë, ku gjyqtarja Rudina Palloi rrëzoi kërkesën për përjashtimin e Gjokës.

“GJKKO te informoje, se cila eshte arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmerise se kerkeses per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, thotë avokati i Berishës.

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 29/12/2023 19:48

    Po fshihesh si kusar e si dhjaks o Sali Berisha. Kaq frike e paske burgun o legen.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 29/12/2023 19:09

    VINI RE: -Sb po triblon me PROCEDURA,duke menduar se po ofendon SPAK+GJKKO,Në fakt e ka me AMERIKËN 100 %. -Edhe Gjyqtarja I.Gjoka po u lejon MARRZIT AVOKATËVE,për tu mbyllur çdo hapsirë ligjore për apelim.. -Dt.30.12,23,12,00 Gjyqtarja duhet të hapi VENDIMIN. • Nëse Avokatët kundërshtojnë duhet të caktohet AVOKAT SHTETI..dhe Avokatët të gjobiten rëndë..! -Nuk dim se çu bë me policin që AKSIDENTOI makinën e GARDËS ku ndodhej DJALI GJYQTARES I.GJOKA. -Kjo DREJTËSI NË KËTË SISTEM ME BERISHIZMIN.. ËSHTË ULËRIMË..! Ndaj,E Hoxha bënte mirë që dënonte nga mbledhja e KQP.Dhe Sb me krimet që ka bërë do të ishte VARUR 5 HERË..!

    Përgjigju
  • Ilir: 29/12/2023 15:02

    Kini shume kujdes nga sokol mengjesi, eshte nje dhelper e pa pare, gjokutaj eshte gomarr por ky mengjesi eshte dhelper dhe i sortollate te gjithe

    Përgjigju
    • Pali: 29/12/2023 21:07

      Meqe qenka dhelper cne nuk e paska blere shoku Rama? Apo ka qed vetem hjenat e cakenjte per skuadren e vet. Hajt ti bejme nje "lutje" me marre edhe ca dhelpra....

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?