Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 16 të pandehur! Përfitojnë edhe Lefter Koka e Alqi Bllako

29 Maj 2023, 11:25| Përditesimi: 29 Maj 2023, 14:02

  • Share

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish deputeti Alqi Bllako dhe 14 të pandehurit e tjerë për inceneratorin e Fierit, do të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit në fund të procesit pasi gjykata pranoi kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar.

Dy ish zyrtarët e lartë ishin prezentë në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit nga GJKKO. Me pranimin e kësaj kërkese, gjykata veçoi materialet e dosjes për të pandehurit Giuseppe Ciaffaglione, shtetas italian, Arenc Myrtezani i akuzuar për mashtrim dhe Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit të tenderit, të cilët kanë kërkuar gjykim në proces normal.

Për 16 të pandehurit e tjerë të dosjes, përfshirë edhe zyrtarët më të lartë të vendosur nën akuzë, prokuroria do ta paraqesë pretencën e saj në datën 12 qershor. Më pas fjalën do ta kenë avokatët dhe procesi përmbyllet me vendimin e gjykatës së posaçme. Në seancën e se hënës, togat e zeza vendosën të rrëzojnë kërkesës së ish-supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe të pandehurit Regan Merdani, për shpalljen e moskompetencës për shqyrtimin e çështjes nga kjo Gjykatë.

Trupi gjykues, rrëzoi gjithashtu kërkesën për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimin i tyre ndaj të pandehurit Arenc Myrtezani si dhe kërkesën e një banke të nivelit për të qenë palë në proces. Në dosjen tjetër që bën fjalë për inceneratorin e Elbasanit, prokuroria kërkoi më 18 maj 10 vjet burg për Lefter Kokën, i cili me gjykim të shkurtuar dënohet 6 vite e 8 muaj nëse shpallet fajtor. 4 vjet heqje lirie u kërkuan edhe për Alqi Bllakon, në lidhje me dosjen e inceneratorit të Elbasanit, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbret në 2 vjet e 8 muaj.

Për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 

Ora 13:27
Inceneratori i Fierit, GJKKO pranon kërkesën për gjykimin e shkurtuar të 16 të pandehurve! Mes tyre edhe Alqi Bllako e Lefter Koka

 

GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 16 të pandehurve për inceneratorin e Fierit. Ndërsa për tre prej tyre që nuk kërkuan gjykim të shkutuar, u nda çështja.Me këtë vendim të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit që do t'u caktohet. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?