Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', ish drejtori i klubit: Abuzim nga Berisha dhe dhëndri! Gati të dëshmoj në SPAK

21 Shtator 2022, 15:32| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 16:21

  • Share

Ashtu siç edhe Report Tv e ka faktuar me 3 investigime, ish drejtori i klubit Partizani, Isa Tare ka folur për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ duke thënë se ka gisht Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.  Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se e hoqën nga puna duke dërguar ish shoferin e autobusit që të dërgojë zarfin me shkarkimin dhe në vendin e tij vunë ish futbollistin Afrim Tolja.

Ky i fundit e dha dorëheqjen pas 3 muajsh për t'ia dorëzuar atyre që e kërkuan. Sipas Tares, kishte lidhje me Fatmir Mediun pasi menjëherë pas largimit nga drejtimi i klubit 'Partizani', mori një post tek Ministria e Mjedisit.

“Klubi ka qenë fidanishte por është bërë për qëllime fitime se mesa di unë janë bërë mbi 15 kulla. Janë prishur fusha e futbollit, palestra, janë rrafshuar për t’u bërë pallate. Sa kohë kam qenë drejtor, kam tentuar por nuk gjenin mbështetjen time. Mua më hoqën në mënyrë demonstrative, madje ish shoferi i autobusit më gjeti në rrugë, më dha zarfin që jam shkarkuar. Në vendin tim erdhi Afrim Tolja, ish futbollist, njeri shumë negativ për klubin. Qëndroi 3 muaj dhe tha se do të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore. E dorëzoi klubin te ata që e kërkuan dhe e emëroi Fatmir Mediu tek ministria e Mjedisit. Pra ka qenë e lidhur”, tha Tare.

Ndër të tjera, u shpreh se nuk e kanë thirrur ende por është i gatshëm të dëshmojë në SPAK pasi ka qenë për 47 vite pjesë e klubit Partizani.

“Arben Imami ka përgjegjësinë e vet. Ministria e Mbrojtjes ka bërë procedurën komplet. Ka qenë në varësi të saj, me fondet e saj, bazën materiale e çdo gjë e kishim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila dhe e dorëzoi. Ai donte ta kishte mirë me Berishën dhe e dorëzoi klubin. Ka shumë abuzim. I kanë shitur e fituar 150 milionë euro. Kanë shitur hyrjet me çmime shumë të larta. Unë jam i gatshëm që të paraqitem para SPAK e të dëshmoj. Deri tani nuk më kanë kontaktuar. 47 vjet kam qenë pjesëtar i klubit dhe me shumë funksione. Për sporte të tjera si volejbolli e basketbolli, të gjitha kanë mbetur pa shtëpi”, tha Tare.

Ditën e sotme, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pa praninë e një avokati, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani'.

Ndërsa për çështje ditësh, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.  Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

E gjithë dosja për privatizimin e “Kompleksit sportiv Partizani” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Komento

Komente

  • LORA: 21/09/2022 18:10

    E besoj ish-atletin e shkelqyer dhe qytetarin e vertete Isa Tare.

    Përgjigju
  • derrat e ndyre: 21/09/2022 16:14

    Te rrafshohen te gjithe pallatet qe jane bere aty dhe te behet siç ka qene me pare 'Kompleksi Partizani' dhe te shtohen edhe lulishte e parqe te gjelberuara. Te punojne pa pagese me kazma e lopata me nga 16 ore ne dite PUNE TE DETYRUAR te gjithe horrat si mediat, berishat, imamajt e te gjithe soj e sorrollopi i tyre se bashku me te tere maskarenjte e tjere... Vetem keshtu vihet DREJTESIA NE VEND dhe gjithashtu pastrohet disi vendi nga plehrat e ndyresiart me dy kembe e me beton e tulla.

    Përgjigju
    • garo durres: 22/09/2022 13:28

      ktheni sk partizanin sic e mbajme mend ne , i vetmi klub qe na ka afruar ne sportisteve te provincave ngrohtesi dhe bollek , poshte hajdutet berisha me familjen hajdute

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?