Afera, gazetari Doçi: Noka zgjati kontratën e koncesionit në 2013 e rriti çmimin e pasaportave, i përfshirë dhe Berisha! Janë ndarë para

14 Mars, 19:13| Përditesimi: 15 Mars, 15:13

  • Share

Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK Flamur Nokën, duke dorëzuar dhe dosjen me fakte që përfshijnë deputetin e Rithemelimit për pastrim parash dhe korrupsion.

I ftuar në “Studio Live” në Report Tv gazetari Adriatik Doçi dha detaje mbi veprimet e dyshimta që deputeti ka kryer kur ishte ministër i brendshëm, konkretisht me koncesionin e pasaportave.

“Për herë të parë kam bërë një shkrim për rolin e ish ministrit të brendshëm Noka në koncesionin e pasaportave. Ka 5 vite që po hetohen inceneratorët. Edhe këto koncesionet e tjera me vlerë qindra milionë euro të hetohet sa 5% që janë hetuar inceneratorët. Cfarë është koncesioni, kontrata me kompaninë ishte për 5 vite. Në 2013, Noka shfaqet ndërhyn në kontratë dhe e zgjat me 10 vite, përpos zgjatjes së kontratës, është rritur çmimi i kartave të identitetit dhe pasaportave, nga 5 deri në 15 mijë lekë të vjetra. Vetëm me këtë lëvizje janë vjedhur dhjetëra milionë euro. Kur kompania kishte dalë me fitim, vetëm në 2008 kishte dalë me humbje.

Kur kompania kishte dalë me fitim si ka mundësi që një pushtet në fundin e tij, firmos një koncesion të ri për 10 vite. Në këmbim të çfarë? Çfarë e shtyu Nokën dhe Berishën për të rritur çmimet e dokumenteve të identitetit? Për këtë të japin përgjigje. Unë kam dyshime se janë ndarë paratë. Themelimi i kompanisë aleat është bërë pasi është firmosur marrëveshja", tha Doçi në një intervistë me gazetaren Alda Dodaj.

Nëse SPAK regjistron procedim penal për deputetin, Doçi tha se do të zbulohet një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit politik.

“SPAK nëse regjistron procedimin do zbulojë një prej aferave më të frikshme në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Nuk janë bërë investimet, nuk është zbatuar kontrata. Komisioni për zbatimin e koncesionit ka dalë jashtë funksionit”, u shpreh gazetari.

“Kompania nuk kishte as pajisje i ka marrë me qira në një vend tjetër. Është një koncesion ku janë prokuruar paratë publike. Personave që kanë firmosur zgjatjen e këtij koncesioni u janë shtuar pasuritë. SPAK të shikojë faktet, ku kanë përfunduar paratë, a është e ligjshme shtyrja e koncesionit, sa kanë humbur shqiptarët dhe pastaj ta vlerësojë gjykata”, shtoi më tej Doçi.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?