Lefter Koka

Akuzohet se mori 3.7 mln euro për inceneratorët, Ish-ministri Lefter Koka rekurs në Gjykatën e Lartë! Kërkon lirinë

9 Mars 2022, 10:21| Përditesimi: 9 Mars 2022, 10:24

  • Share

Ish ministri Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për ccështjen e inceneratorëve.  Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është i arrestuar me urdhër të SPAK. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.

Në rekursin e ministrit Koka kërkohet rishikimi i masës.

"Verifikimin e kushteve te zbatimit të masës se sigurimit dhe nevojave të sigurimit për personin nën hetim Lefter Koka. Vijimin e zbatimit te masës së sigurimit "Arrest ne burg" te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar per kryerjen e veprave penale te "Shpërdorim i detyrës", kryer ne bashkepunim, "Korrupsionit pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose i te zgjedhurve vendore", te parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 260 te Kodit Penal, si dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale apo i veprimtarisë kriminale" te parashikuara nga neni 287, germat "a" dhe "b" te Kodit Penal, e kryer ne rrethanën cilesuese "ne bashkepunim" sipas nenit 287/2 i Kodit Penal", thuhet në kërkesën për rekurs.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatorët.

Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 09/03/2022 16:02

    Cdo gje ka kosto lale! Kur Po Ben burg tahiri me vartesen e tij Jo me to qe pjese e LSI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?