Fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës

Aeroporti i ri turistik në Gjirokastër, Rama: Gara për ndërtimin brenda 6 mujorit të 2024

13 Janar, 09:04| Përditesimi: 13 Janar, 10:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gara për ndërtimin e aeroporti të ri turistik të jugut, pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku pritet të ndërtohet aeropoti.

Rama tha se “në fushën e vjetër ajrore të Gjirokastrës në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti”.

Aeroporti i ri pritet të jetë një pikë e rëndësishme zhvillimi dhe do të sjellë më shumë punësim dhe zhvillim ekonomik të kësaj zone.

Afërsia gjeografike me Sarandën dhe bregdetin e Jonit do të bënte që turistët që do të mbërrijnë në Gjirokastër me linjat ajrore krahas vlerave të qytetit të gurtë të zgjerojnë guidat e tyre edhe me udhëtime në pjesën e bregdetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • GAZMEND: 13/01/2024 13:32

    Në kohën e avionëve turboprop, PO, aeroporti i Gjirokastrës mund të bëhej. Tani flasim për "fluturime çarter", avionë turbofan dhe siguri! Aksidentet ndodhin kryesisht gjatë "afimit përfundimtar". Mos krijoni një "Bhutan Airport-2" për ekuipazhin e fluturimit. Ajo luginë është e vështirë për t'u afruar edhe në kushtet më të mira! Qasja përfundimtare do të jetë shumë e rrezikshme. Asnjë pilot nuk do të ketë dëshirë të fluturojë atje! A na duhet aeroporti për brezin turistik të Shqipërisë? Po! Aeroporti duhet të jetë në këto koordinata këtu: 39°54'12.10"N, 20° 0'21.75"E

    Përgjigju
  • Eri: 13/01/2024 11:46

    Me Kukesin deshtove....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?