Adriano Galliani

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë

16 Prill, 19:07| Përditesimi: 16 Prill, 19:09

  • Share

ITALI - “Milani, Interi, Juve dhe Roma duan Serinë A me 18 skuadra, lëvizje e vrazhdë. Jam plotësisht dakord me raportin e Presidentit Gravina. Duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë", tha Galliani.

Kështu tha Adriano GallianI, CEO i Monzas gjatë seancave dëgjimore para Komisionit të Kulturës dhe Arsimit të Senatit mbi 'Perspektivat e reformës së futbollit italian'.

Konfliktet brenda sistemit u ngritën dhe u përkeqësuan kur katër emra të mëdhenj si Milan, Inter, Juventus dhe Roma menduan se përmes heqjes së të drejtës së marrëveshjes mes Federatës dhe Ligës ishte e mundur të ndryshonte formati i Serisë A nga 20 në 18 skuadra, kështu që në shumicën e klubeve lindi besimi, i cili më vonë rezultoi i gabuar, se presidenti i Federatës ishte dakord me këtë vendim.

 "Nuk mund të bëj pyetje, jam përfaqësuesi ligjor i një ekipi të Serisë A dhe për këtë arsye luftoj të jem i paanshëm”, shtoi Galliani.

I pyetur nga Albertini se çfarë do të kishte bërë nëse do të kishte qenë ende zyrtar i Milanit, Galliani tha se do kishte bërë një lëvizje më pak të vrazhdë.

"Do të kisha bërë një manovër më pak të vrazhdë, do të kisha lëvizur në një mënyrë tjetër. Ju gjithashtu mund të shkoni nga 20 në 18 ekipe, por me burime dhe përqindje të ardhurash për ata që janë për t'u zbritur një ligë më poshtë. Për momentin po krijohet një hendek i pabesueshëm midis më të mirëve në Itali që kanë një xhiro prej 500 milionë eurosh dhe të fundit që kanë një xhiro prej 50 milionë", tha Galliani.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?