Foto nga Tirana

'Adopto një gjysh e një gjyshe' 1 mijë vullnetarë, Veliaj: Në finale mbahen mend ata që bëjnë vepra, jo ata që shajnë!

9 Prill 2020, 13:10| Përditesimi: 9 Prill 2020, 13:12

  • Share

Në kohën kur gjyshërit tanë po qëndrojnë në shtëpi për të shmangur prekjen nga infeksioni COVID-19, me dhjetëra të rinj të Tiranës iu bashkuan nismës “Adopto një gjysh e një gjyshe” për t’i ndihmuar ata me pazare apo me blerjen e medikamenteve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shprehu mirënjohjen 1 mijë vullnetarëve.

‘Po ti, cilin gjysh/gjyshe do ndihmosh sot? Bravo 1000 vullnetarëve që po ndihmojnë në terren nëpërmjet ‘Adopto një gjyshe!’ Në finale do mbahen mend ata që bëjnë, jo ata që shajnë”, shprehet Veliaj.

Të gjithë pensionistët e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia de në ndihmë të tyre janë vënë të rinjtë vullnetarë deri në reduktimin e masave prej COVID-19.

Të rinjtë komunikojnë përmes telefonit dhe ia dërgojnë të moshuarve në banesë për kërkesat që kanë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?