Dikur donte të 'dëbonte' shqiptarët, ministrit grek bën kthesë të papritur, fton për bashkëpunim biznesmenët shqiptarë

4 Shkurt 2021, 22:32| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 22:48

  • Share

Adonis Georgiadis Ministri grek i Zhvillimit dhe Investimeve, ka bërë një deklaratë për shtyp ku fton biznesmenët shqiptarët dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit të investojnë në Greqi.

Georgiadis, në vizionin e tij për lidhje të forta bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve fqinje theksoi faktin se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur të investojnë në Greqi në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane.

Ftesa e tij është komentuar nëpër media pasi bie në kundërshtim me deklaratat e disa viteve më parë ku  Geaorgiadis thoshte se Shqiptarët duhen dëbuar. Kur ai ishte pjesë e partisë ekstremiste LAOS kërkonte me ngulm dëbimin e Shqiptareve. Gjatë intervistave të tij të mëparshme ai ka thënë:

"Nesër automatikisht do të deportonim të gjithë shqiptarët nga Greqia. Unë do t’i dëboja të nesërmen. Por unë jam unë, në pushtet, është PASOK”.

Ndryshimi radikal i qëndrimit të tij ndaj Shqiptarëve, vjen pasi u bë pjesë e partisë “Demokracia e Re” dhe tani ministër.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Greku: 05/02/2021 02:47

    Mos investoni o shqiptar,ishin,jane dhe do te mbeten "kali i Trojes", sa te ekzistoje ligji i luftes greqi-shqiperi,nuk ka siguri prone, ata mbajne te sekuestruara prej 80 vjetesh pronat e cameve dhe shume shqiptareve. Mendja atyre u punon vetem si te gllaberojne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?