Policia në Kretë të Greqisë

Adoleshenti shqiptar në Greqi kërcënoi me thikë 15-vjeçarin, policia e arreston bashkë me të ëmën

5 Korrik 2022, 11:30| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 11:33

  • Share

Policia në Iraklio të Kretës, Greqi, ka arrestuar një nënë me origjinë shqiptare, së bashku me të birin 16-vjeçar, pasi ky i fundit ka kërcënuar me thikë një bashkëmoshatar të tij.

16- vjeçari kishte konflikte me një 15-vjeçar, duke e çuar zënkën deri në përdorimin e një thike dhe një shufre hekuri për ta kërcënuar.

Denoncimin në polici e bëri i ati i 15-vjeçarit të kërcënuar.

Policia, së bashku me 16-vjeçarin shqiptar arrestoi edhe të ëmën për neglizhencë për mbikëqyrjen e të miturit.

Policia e Iraklios po vijon veprimet e mëtejshme.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?