Foto ilustruese

Kronikë

Adoleshenti plagos rëndë 30 vjeçarin në Elbasan, e qëllon më shumë se 5 herë me thikë

13 Qershor 2021, 07:20| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 08:28

  • Share

30 vjeçari Enea Zylfullari është plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit pas një konflitkti të çastit me një 16 vjeçar.

E.P 16 vjeç e ka qëlluar Enea Zylfullari më shumë se 5 herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda. Zylfullari është dërguar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ngjarja, sipas të dhënave paraprake ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë ish-Gjykatës së Elbasanit. Policia ka sekuestruar thikën e 16 vjeçarit i cili akuzohet për vepren penale vrasje e mbetur në tentativë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?