Adoleshenti plagos me thikë në gjoks 18-vjeçarin në Kurbin, kapet pas pak minutash! I plagosuri dërgohet te Trauma në Tiranë

6 Shkurt 2021, 19:40| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 22:56

  • Share

Një 18-vjeçar është plagosur rëndë me thikë nga një 16-vjeçar gjatë pasdites së sotme në Kurbin. 18-vjeçari Klajdi Gjergji është plagosur me thikë në gjoks dhe brinjë dhe ndodhet në gjendje të rëndë ku është bërë dhe transportimi i tij në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 ,në rrugën e fshatit Sanxhak në Kurbin ku 16-vjeçari A.L., për shkaqe ende të panjohura ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin.

16-vjeçari është larguar menjëherë pas plagosjes së 18-vjeçarit është kapur pas pak minutash nga policia Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?