ADN-ja merr në qafë grabitësin shqiptar në Itali, arrestohet pas një viti për grabitjen e një shtëpie në Trento

31 Maj 2022, 15:37| Përditesimi: 31 Maj 2022, 15:40

  • Share

ITALI- Një 29-vjeçari shqiptar, banues në Trento është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga autoritetet italiane, pasi rezulton si autori i një grabitjeje të një shtëpie një vit më parë.

Nëse ai kishte menduar se ia kishte hedhur, ADN e nxori zbuluar. Në armën që ai kishte përdorur për grabitjen e shtëpisë, kishin mbetur gjurmët e gjakut, ku pas analizave të bërë çuan në zbulimin e autorit.

Një vit më parë, 29-vjeçari shqiptar së bashku me disa autorë të tjerë grabitën një apartament në katin e parë të një pallati në rrugën Tullio Odorizzi, ku arritën të grabisnin disa xhevahire.

në një apartament në katin e parë të një pallati në via Tullio Odorizzi, nga i cili ishin vjedhur disa xhevahire të familjes së pronarëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?