Adnan Januzaj

Adnan Januzaj s’na ka asnjë borxh!

30 Qershor 2018, 13:21| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 13:23

  • Share

Komentet në rrjete sociale janë arenë gladiatoresh ku shumica brohoret në favor të fituesit ndërsa i dobëti gjuhet me gurë.

E në momentin që rikthehet fuqishëm, të gjithë e duartrokasim dhe e shpallim hero.

E njëjta ndodhi me futbollistët shqiptarë të Zvicrës të cilët u fyen pa mëshirshëm kur vendosën të mos luanin për Shqipërinë, por për shtetin që i zhvillojë, e ju ofrojë të ardhme të ndritur si futbollistë, e të cilët sot shënojnë në kampionat, golat më të bukur.

E kjo masë euforike “patriotësh” që rrinë tërë ditën në Facebook, kanë gjetur “viktimën” e radhës ta godasin, Adnan Januzajn.

Njejtë sikurse Xhaka e Shaqiri, edhe Januzaj vendosi të luaj për shtetin ku u rrit, ky vendim automatikisht e bënë të ndihet se i përket shtetit për të cilin luan.

E kush jemi ne ti tregojmë Adnani e kujdo tjetër se si të ndihet e cka të thotë, kur shteti ynë nuk ka dhënë asnjë kontribut për sukseset e tij?!

Pse i duhet Adnanit lavdia jonë, kur qindra “patriot” shqiptarë, nuk hezituan me pankartë të ia shajnë edhe motrën në stadion.

Adnani ka te drëjtë të ndihet cka të dojë e si të dojë, sepse ne nuk kemi dhënë asgjë për të.

“Patriotat” e Facebook-ut le të vazhdojnë me vrerë e mllef, se Adnani s’ka kohë me mu marrë me ne, atë po e pret një karriere e shkëlqyer në Evropë, atje ku secili prej nesh ëndërron të na luajnë fëmijët një ditë futboll sepse “pariotët” e Kosovës nuk kanë investuar në futboll, dhe femijët tanë mund të shohin ëndërra me sy hapur, derisa luajnë në lloq!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?