Joe Biden dhe Sali Berisha

Politikë

Administrata e Biden e shpalli ‘Non Grata’, si e uronte Berisha kur fitoi zgjedhjet: Biseda tona me ngrohtësi njerëzore të pakrahasueshme.

20 Maj 2021, 14:28| Përditesimi: 20 Maj 2021, 15:15

  • Share

Dje SHBA e cila aktualisht drejtohet nga presidenti Joe Biden e shpalli Sali Berishën së bashku me familjen e tij “Non Grata”. Por nëse rikthehemi pas, në 2 nëntor të këtij viti kur u mbajtën dhe zgjedhjet presidenciale ku Biden fitoi përballë Trump, ish-kryeministri Berisha përcolli një mesazh  urimi entuziast, duke e quajtur presidentin e SHBA një mik të madh të shqiptarëve. Ndërsa përmendi se e kishte takuar Biden 2 herë, tha se bisedat kanë qenë të shkurta por “me një ngrohtesi njerëzore te pakrahasueshme”.

Ditën e djeshme Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri  Sali Berisha së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA duke i futur ato në 'listën e zezë'. Blinken shkruan se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. 

Mesazhi i Berishës për Biden:

Joe Biden, President i 46 i SHBA! Miq, Joe Biden fitoi zgjedhjet. Ai eshte Presidenti i zgjedhur i SHBA.

 Pas shpalljes se fitores, Presidenti i zgjedhur Biden ju drejtua vendit dhe kombit te tij me fjalet:

“Amerika, une jam i nderuar qe ju me keni zgjedhur mua te udheheq vendin tone te madh. Puna para nesh do jete e veshtire por une ju premtoj ju se: Une do te jem nje president per te gjithe amerikanet pavaresisht nese ju keni votuar per mua apo jo. Une do te ruaj besimin qe ju keni vendosur tek une”!

Miq, ju ftoj ti urojme nga zemra Presidentit te zgjedhur Joe Biden suksese ne detyren dhe misionin e tij te larte ne udheheqjen e vendit dhe kombit te tij te madh e mik.

Kombi shqiptar, Shqiperia dhe Kosova kane tek Presidenti i zgjedhur Biden nje mik te madh e te shquar.

Si kryeminister i vendit kam patur nderin ta takoj dhe te bisedoj dy here me Presidentin e zgjedhur Biden ne vitet kur ai ishte zevendespresident i SHBA. Bisedat kane qene te shkurta por me nje ngrohtesi njerezore te pakrahasueshme.

Ne keto biseda ish presidenti Joe Biden eshte shprehur per Shqiperine me fjalet me te ngrohta dhe me te veçanta qe une kam degjuar ndonjehere nga nje burre shteti per vendin tim.

Miq, gjithashtu ju ftoj te falenderojme Presidentin ne detyre Donald Trump per interesin qe tregoi dhe mbeshtetjen qe i dha Kosoves me marreveshjen e normalizimit te marredhenieve ekonomike me Serbine dhe njohjen e saj nga Izraeli

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?