Foto ilustruese

Bota

Federata Amerikane e Barnave jep miratimin për përdorim të përhershëm për vaksinën e Pfizer

23 Gusht 2021, 15:55| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 17:03

  • Share

Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë ditën e sotme miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 për personat mbi 16 vjeç e sipër.

Kjo është vaksina e parë e koronavirusit e miratuar nga FDA dhe pritet të hapë derën për miratimin edhe të vaksinave të tjera.

Vaksina Pfizer/BioNTech është autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara që nga mesi i dhjetorit për personat e moshës 16 vjeç e lart. Në maj, autorizimi u shtri tek ata 12 vjeç e lart.

Nga më shumë se 170 milion të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 92 milion kanë marrë vaksinën Pfizer/BioNTech.

Miratimi i plotë mund të ketë më shumë mandate vaksine dhe ndoshta të rrisë kështu numrin e të vaksinuarve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?