Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov

Adelina Tahiri ribashkohet me bashkëshortin milioner, ndan pamje nga pushimet luksoze në Dubai

21 Prill, 15:57| Përditesimi: 21 Prill, 16:06

  • Share

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është ribashkuar me bashkëshortin e saj, avokatin maqedonas Serjoza Markov.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale duke treguar se pas 9 muajsh krizë, marrëdhënia e saj me bashkëshortin është përmirësuar.

Siç shihet përmes postimeve prej një jave ajo po shijon pushimet me djalin dhe bashkëshortin me në Dubai. Mesa duket ky udhëtim familjar është për të festuar ribashkimin e tyre.

Në rrjetet e saj sociale Adelina ka ndarë disa momente nga pushimet luksoze.

Zërat për ndarjen e tyre erdhën verën e kaluar pasi vetë Adelina kishte pranuar krizën në marrëdhënie. Kjo u vu re kur ajo nisi pushimet me djalin dhe me familjen, ndërsa bashkëshorti mungonte. 

Vetë Adelina shprehej se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e veta, por rëndësi ka  dashuria që mbizotëron në fund.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, tha ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?