Adele dhe Rich Paul

Adele dhe Rich Paul janë fejuar, ja cilat janë planet për dasmën

27 Shkurt 2023, 15:48| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 15:49

  • Share

Këngëtarja, 34 vjeçe dhe menaxheri i suksesshëm i lojtarëve të NBA, Rich Paul, 41 vjeç thuhet se janë fejuar referuar mediave të huaja. Asgjë konkrete nuk është konfirmuar ende nga çifti. Adele ka mbajtur një unazë të madhe diamanti në gishtin e saj të martesës në shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas gjatë fundjavës.

Krijuesja e hitit “Easy On Me” e ka mbajtur unazën që nga shkurti i kaluar, kur debutoi me unazën në BRIT Awards në 2022.

Planet për dasmën nga burimet e mediave të huaja thuhet se janë për këtë verë.

Më parë, Adele ka pohuar se është e dashuruar dhe nuk është ndjerë kurrë më mirë se në këtë marrëdhënie. Ajo ka thënë se është e “fiksuar” me partnerin e saj dhe dëshiron që të martohet me të.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?