Deputetja e PD, Flutura Açka ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në Kuvend dhe të shpjegojë akuzat e opozitës ndaj tij për çështjen e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
Nëpërmjet një reagimi në facebook, Açka shkruan se Rama duhet të bëjë një shpjegim absolut mbi këtë çështje.
“Edi Rama duhet të vijë të shpjegojë “virgjinitetin” e tij politik në çështjen e patronazhimit të McConigal, të një druri të shtrembër të FBI-së. Nuk i dilnin patronazhimet në Shqipëri, kishte oreks të madh.
Deri tani ka vite që krekoset në Parlament për bēmat e tij pro shqiptarëve, që e dorovitën me pushtet. Tani të shpjegohet në Parlament pse ua nxiu fytyrēn shqiptarëve. Donte pushtet absolut, duhet të bëjë shpjegim absolut”- shkruan Açka.
Lajmi kryesor:
Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai
B.V/ReportTv.al