Açka: Të bëhen të detyrueshme klasat e notit në shkolla

12 Shtator 2022, 12:24| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 13:08

  • Share

Kryetarja e Komisionit për Edukimin Flutura Açka propozoi që në sistemi arsimor shqiptar të bëhen të detyrueshme klasat e notit, të mësohet me detyrim historia e regjimit diktatorial si dhe të bëhet transparencë në lidhje me detajet që lidhen me arsimin. Açka nënvizoi se fëmijët duhet të mësojnë mbi të kaluarën komuniste të vendit, pasi sipas saj në histori përmendet shumë pak.

‘Të bëhet e detyrueshme klasat e notit në shkollat Shqiptare; Në shkollat Shqiptare të vendoset me detyrim mësimi i historisë së regjimit  diktatorial; Transparencë për të gjitha detajet që lidhen me arsimin.’- tha Açka.


Lajmi kryesor:

Viti i ri shkollor, Açka në Komisionin e Edukimit: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite për shkak të emigrimit masiv! Partia e Lirisë: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin në rajon


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?