VIDEO/ Abuzoi seksualisht me të miturën në Tiranë, arrestohet 31 vjeçari! Ngjarja u mësua kur vajza u paraqit në spital

14 Shkurt, 16:15| Përditesimi: 14 Shkurt, 16:55

  • Share

TIRANË- Një 31 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se abuzoi seksualisht me një të mitur. Arrestimi i tij u krye nga policia e komisariatit nr 4  pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht.

Ngjarja rezulton të ketë ndodhur 3 ditë më parë.

Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur, informoi sot policia e Tiranës.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jhgg: 15/02/2024 03:25

    E bejne pwr show.. keto filmohen sikur reklama, i perserisin biles nese nuk u dalin bukur filmimet.

    Përgjigju
  • Gripi: 14/02/2024 20:30

    Persw edhe ne operacione te thjeshta arestimi duhet qe policet te kene kene maske ne fytyre?

    Përgjigju
    • Agjenti: 14/02/2024 23:49

      Jane civilet.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?