Abuzoi seksualisht disa vajza në Greqi, zbulohen detajet tronditëse! Autori dyshohet se është në Vlorë (EMRI)

29 Tetor 2022, 22:53| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 22:54

  • Share

1667076873_policianatengreke.jpg

Autoritetet greke kanë mundur të zbardhin një seri përdhunimesh të kryera gjatë muajve të fundit në kryeqytetin e vendit Athinë.

Sipas policisë greke, është identifikuar prej kamerave të sigurisë se autori serial i përdhunimeve është një shtetas shqiptar rreth 45 vjeç. Mësohet se ai ka kryer të paktën 3 përdhunime, dhe një seri prej disa tentativash përdhunimi.

Autoritetet thanë se autori i dyshuar është ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja. Ai është Spartak Dyrmishi, 45 vjeç dhe banon me të ëmën e tij.

Autori i dyshuar është nga Vlora dhe ka kaluar për në Shqipëri në datën 27 tetor. Agjentë të armatosur kryen kontroll në banesën e tij, por nuk mundën ta gjejnë.

Sipas informacioneve, atë e kanë lokalizuar dhe tani po zhvillohet operacioni për kapjen në Vlorë.


Lajmi kryesor:

Abuzoi seksualisht dhe ngacmoi disa vajza në Greqi, identifikohet abuzuesi serial shqiptari! U arratis drejt vendlindjes, dyshohet se ndodhet në Vlorë (EMRI)


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?