Zbardhen dëshmitë/ Adoleshentja në Sarandë: 72-vjeçari ka abuzuar me mua për 4 vite me radhë! I moshuari: Më ka provokuar vetë

22 Prill 2020, 11:12| Përditesimi: 22 Prill 2020, 15:46

  • Share

SARANDË- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur nga ngjarja e rëndë ku një 72-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare, për të cilën e ka pranuar edhe i moshuari.

Report Tv ka zbardhur dëshiminë të të dyja palëve, ku referuar 17-vjeçares ajo është abuzuar seksualisht për 4 vite me radhë, që në moshën 14-vjeçare, por kishte pasur turp dhe frikë të tregonte. Mirëpo, 72-vjeçari ka dëshmuar se e gjitha ka ardhur si provokim nga ana e 17-vjeçares.

Po cila është lidhje e 72-vjeçarit me adoleshenten? Gazetari i Report Tv, Limos Disdani bën me dije se familja e 17-vjeçares ka jetuar prej vitesh me qira në shtëpinë e të moshuarit në Sarandë. Kjo ka ndikuar që dy familjet të kishin një marrëdhënie të mirë, e pikërisht prej këtij raporti, duke qenë se 72-vjeçari ishte i ve dhe fëmijët i kishte në emigracion, familja e çonte 17 vjeçaren në shtëpinë e të moshuarit që t‘i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 22/04/2020 15:45

    Edhe se te ka provokuar vete??! Ajo ka qene e mitur!!

    Përgjigju
  • Lala: 22/04/2020 11:38

    E ka çuar familja për të nxjer ditën e punës.Vajza nuk ka asnjë përgjësi. Ai pisi i ndyrë nuk merej më mir me maman ose me gjyshen? Nuk di nivelin e familjes,po ajo u shkatërrua përfundimisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?