Deshmia e 12 vjecares

Abuzimi seksual i 12 vjeçares, vajza refuzon të shkojë në qendër rehabilituese, priten analizat gjinekologjike

11 Janar, 11:54| Përditesimi: 11 Janar, 11:59

  • Share

Historia e abuzimit seksual të vajzës 12 vjeçare në një qytet në juglindje të vendit e cila ka nisur prej 2 vitesh ka shokuar opinionin publik. Vajza ka pranuar se kishte 2 vjet që kryente marrëdhënie seksuale me 29 vjeçarin i cili ishte djali i bashkëjetueses së nënës së saj. Ata jetonin në një banesë. Ka qenë e ëma që ka  bërë denoncimin dhe më 6 janar u bë arrestimi i 29 vjeçarit.

Njesia e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve ka nisur punën për gjetjen e shkollës ku do të akomodohet vajza dhe do të ndjekë mësimin, për arsye se nuk mund të rikthehet në shkollën e saj për sigurinë dhe mbrojtjen nga bullzmi.

Sa i përket strehimit po mundohet me organizata të ndryshe për mundësi për ta ndihmuar.

Vetë e mitura ka kërkuar të takojë disa herë përfaqësuesen e njësisë së mbrojtjes së fëmijëve si një person të besuar të saj

Gjithashtu është kërkuar që vajza të reabilitohet në një qendër për ti ofruar ndihmë psikologjike, por 12 vjeçarja ka ngulur këmbë të mos largohet nga e ëma, pasi nëse do e çojnë në qendër trajtimi do të dëmtojë veten. Në këto kushte nuk mund të kryhet strehimi në qendër trajtimi, pasi merret parasysh interesi më i lartë i fëmijës dhe dëshira e saj. 

Gjithashtu analiza gjinekologjike pritet të kryhet ditën e hënë dhe rezultatet do t’i bashkangjiten dosjes hetimore.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?