Kronikë

Abuzimi me tenderin 24 mln lekë për kanalin ujitës, GJKKO lë në burg Fatos Tushen edhe 6 zyrtarë të tjerë, juristja qan pas vendimit! Arrest shtëpie për 4 të tjerët

8 Korrik 2021, 17:40| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 18:32

  • Share

GJKKO ka lënë sot në burg ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen, duke mos ndryshuar masat e sigurisë të dhëna në mungesë. Po kështu u lanë në burg edhe 6 të arrestuarit e tjerë, ndërsa 4 prej tyre janë lënë në 'arrest shtëpie'. Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta bën me dije se Tushe ka qenë i pranishëm në seancë dhe nëpërmjet mbrojtjes ka kërkuar heqjen e arrestit dhe pushimin e akuzës, me argumentin se, sipas tij, nuk ka kryer veprat penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës, por ka zbatuar ligjin. Megjithatë, kjo kërkesë është rrëzuar.

E përlotur e ka pritur vendimin e Gjykatës 'arrest në burg' Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e cila ka deklaruar se 'jam vetëm juriste dhe nuk kam asgjë në dorë, pse duhet të qëndroj në qeli', por edhe kjo kërkesë e saj nuk është pranuar nga Gjykata, duke lënë masën e sigurisë arrest në burg.

Fatos Tushe u arrestua dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Kryebashkiakut Tushe iu vunë pranga në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë, Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Ndërkohë ditën e sotme, "Report Tv" siguroi sot edhe dosjen e hetimeve, ku faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Flamur Peqinit, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, në tenderin korruptiv për rehabilitimin e  kanalit ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.

Tushe u shkarkua nga detyra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Masat e sigurisë:

Arrest me burg
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

 

Ora 18:55
U la në burg nga GJKKO, dalin fotot e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe pas qelisë së qelqtë në Gjykatë

1625762803_tusha.jpg

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe në Gjykatë

"Report Tv: ka siguruar foto të ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili ka pritur vendimin e GJKKO i ulur në qelinë e qelqtë të Gjykatës. Pas nëj seance maratonë, Tushe u la sot në burg, i akuzuar për "shpërdorim detyre" në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Po ashtu në burg u lan edhe 6 bashkëpunëtorët e tjerë të tij, Flamuri Peqinin, Ibrahim Lamin, Bujar Murati, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe Gazmend Çela, ndërsa në arrest shtëpie u lanë Xhemal Haskon, Margarita Gjermënin, Andri Mushon dhe Ani Simonin.

Komento

Komente

  • Fshati: 08/07/2021 19:24

    Juristja ne se nuk bindej largohej per paaftesi

    Përgjigju
  • Njoni: 08/07/2021 19:09

    Shkoni dhe merrni dosjet në komunen ballagat e shikoni sesa kan vjedh me milljona .seky atje ka qen mesues . Dhe tenderat me rruget I ka bo sic I ka dash qefi rrugen nuk jan shtru fare e leket I ndante me kreret e komunes ballagat . Me (bashkim myftarin). (neshat sharken ). (. qani grecen ). e te tjete. Shkoni e shikoni bonin 2 klm rruge e shkrunin 7.

    Përgjigju
  • Trrnaskop Kacija: 08/07/2021 18:59

    Cudi shqiptare Sa here bien ne pranga ose perfundojne ne burg keta ose shtrohen ne spital ose nxjerrin raporte mjekesore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?