Kronikë

Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksionte, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private! Në detyrim paraqitje pronarja e kompanisë

29 Tetor 2021, 08:27| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 16:43

  • Share

6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private janë arrestuar dhe një është lënë në detyrim paraqitje pasi akuzohen për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020.

Në pranga kanë përfunduar 6 zyrtarë e Bashkisë Durrës. Konkretisht Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, dhe Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të akuzuar për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.

SPAK vuri në pranga edhe administratorët dhe punonjësit e kompanive private Albion Bushi, pronar i Ra – Mi Kompani sh.p.k. dhe Riza Sulaj administrator i firmës Klosi – R Company sh.p.k kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumenteve”  duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jashtë funksionit.  Ndërkohë që është lënë në “arrest në shtëpi” Lulzime Ramin administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.

Tenderi i periudhës maj-qershor 2020 me fond limit 7 milion lekë u përfshinë dy kompani private R&R GRUOUP, e favorizuar për të fituar tenderin me ofertën 6.700.000, ndërsa Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000 lekë. 

SPAK ka nisur  hetim penal për shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

(Kliko këtu për procedurën e tenderimit për autoshkallën për zjarrëfikësen)

 

 

 

 

1635516517_1635494681page.jpg

Kastriot Beqiraj, Adriatik Velaj dhe Gjergj Markola

Ora 10:55
Ja autoshkalla e prishur e zjarrfikëses që u ble 5.5 mln lekë nga Bashkia Durrës

Zjarrëfikësja autoshkallë

Report TV ka siguruar fotot e autoshkallës së prishur të zjarrfikëses së Durrësit që u ble me tender me fond limit 5.5 mln lekë. Për blerjen e saj fituese u shpall kompania Klosi Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000, por në të mori pjesë edhe kompania R&R GRUOUP, që akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

 

Ora 09:50
VIDEOLAJM/ Policinë 'nuk e mbajnë këmbët' në aksionin në Bashkinë e Durrësit, efektivi rrëzohet te shkallët

Policia zbarkoi mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Durrësit, pasi SPAK zbuloi abuzimin me tenderin 5.5 mln lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit. Por duket se policinë 'nuk e kanë mbajtur këmbët', ku në videot e aksionit, shihet një efektiv që rrëzohet te shkallët. Fatmirësisht efektivi nuk u lëndua nga rrëzimi, ndërsa u ndihmua menjëherë nga kolegu për t'u ngritur sërish në këmbë.

Ora 09:36
I shitën Bashkisë Durrës zjarrfikësen e prishur, ja 3 kompanitë që po hetohen nga SPAK

SPAK ka nisur hetimin për 3 kompani që u përfshinë në tenderin për blerjen e një autoshkallë për zjarrëfikësen në Durrës që rezultoi e prishur. Kompanitë R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

Kompania RA-MI KOMPANI sh.p.k, me pronar Albion Bushi, i arrestuar, është themeluar në 2016 në Tiranë.

(Kliko këtu për ekstraktin e RA-MI KOMPANI sh.p.k)

Kompania  R & R GROUP sh.p.k. më pronare Elona Rama që është në detyrim paraqitje dhe administratore Lulzime Rami e lënë në arrest shtëpie. Kjo kompani është themeluar në 2008 në Tiranë.

(Kliko këtu për ekstraktin e R & R GROUP sh.p.k.)

Kompania KLOSI-R COMPANY me administrator Riza Sulaj i arrestuar, është themeluar në 2017 në Tiranë.

(Kliko këtu për ekstraktin e KLOSI-R COMPANY)

Të treja këto kompani merren me Import Export, shitje me shumice dhe pakice e mjeteve te transportit te kapaciteteve te ndryshme qe sherbejne per transportin e mallrave dhe/ose te pasagjereve. Eksport-import, shitja me shumice dhe pakice e mjeteve bujqësore me ose pa zinxhire,te kapaciteteve te ndryshme, me ose pa rimorkio ,makineri pajisje industriale. Eksport-import, shitja me shumice dhe pakice e te gjitha llojeve te pjeseve te kembimit, gomave, gomave pneumatike te automjeteve dhe te mjeteve bujqesore, baterive, servise per riparimin dhe mirembajtjen e te gjitha llojeve te mjeteve. 

 

 

 

 

Ora 09:30
FOTO/ Abuzimi me tenderin 5.5 mln lekë për zjarrfikësen, ja kush janë 3 prej 6 zyrtarëve të arrestuar të Bashkisë Durrës

1635494681_page.jpg

Kastriot Beqiraj, Adriatik Velaj dhe Gjergj Markola

Personat që shihni në foton më lart janë Kastriot Beqiraj, Adriatik Velaj dhe Gjergj Markola, zyrtarë të Bashkisë së Durrësit të cilët ranë sot në prangat e policisë, pas zbulimit të abuzimit me tenderin 5.5 mln lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit. Adriatik Velaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa Kastriot Beqiraj Gjergj Markola, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 30/10/2021 00:12

    Keto sardelet nuk i paskan hequr nga puna. Pa rendesi.

    Përgjigju
  • Loku: 29/10/2021 23:37

    Pse per shkallet e prishura eshte ngritur SPA Turp

    Përgjigju
  • Sara: 29/10/2021 14:00

    Po hajduterve te bashkise Shkoder kur do u vij radha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?