Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe

Abuzimi me tenderat për kanalet vaditëse, shtyhet në 27 korrik gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen

13 Korrik 2022, 10:23| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 10:26

  • Share

TIRANË- Shtyhet gjyqi ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe. Seanca e radhës do mbahet më datë 27 korrik ora 10:30.

Çështja ndaj tij është në fazën e mbrojtës, ndërkohë që për të, prokuroria kërkoi shpalljen e tij fajtor për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me një tender për kanal vaditës dhe kërkoi dënimin e tij me 3.4 vite burg.

Fatos Tushe  u arrestua me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?