Politikë

Abuzimi me tenderat/ PD: Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët, përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve, vijon të shpërblejë me tendera  Agim Kajmakun

12 Korrik 2021, 12:30| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 12:55

  • Share

PD ka reaguar sot sërish mbi takimin e zhvilluar nga kryeministri Rama me kryebashkiakët socialist, ndërsa paralajmërimin e kreut të qeverisë në lidhje me abuzimet me tenderat, i konsideron "propagandë".

Në një deklaratë për mediat, deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi u shpreh se deklaratat e Ramës përballë kryenbashkiakëve ishin "përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve". Ai akuzon kryeministrin se vijon të "shpërblejë" me tendera ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.

"Sot Agim Kajmaku vazhdon të shpërblehet nga Edi Rama.  AME 2020 sh.p.k., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tendera. Një nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe tarracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë! Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë", thotë Këlliçi.

Sipas tij, korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin janë 'modeli me të cilin Edi Rama ka shkaktuar rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje'.

"Ky pra është Edi Rama i vërtetë. Ai që para kamerave qan për taksat e qytetarëve, dhe pas kamerave i përdorë ato për të shpërblyer ata me të cilët ka kryer masakrën zgjedhore të 25 prillit. Korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin janë modeli me të cilin Edi Rama ka shkaktuar rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje, duke nxitur largimin masiv e të rinjve shqiptarë. Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama është e vetmja rrugë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe t’u kthehet sa më parë shqiptarëve", shprehet Këlliçi.

Duke marrë shkas nga rasti i ish-kreut të Bahskisë së Lushnjes, Fatos Tushes, i cili u arrestua për shkak të abuzimit me tenderin abuziv me vlerë 24 mln lekë, Rama paralajmëroi kryebashkiakët, duke i thënë të mos përzihen me probleme të prokurimit publik sepse do ta pësojnë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?