Abuzimi/Diplomatët shëtitje
me avion me paratë publike

16 Nëntor 2017, 07:16| Përditesimi:

  • Share
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadat, konsullatat dhe misionet e ndryshme shqiptare jashtë Shqipërisë kanë shpërdoruar paratë publike me udhëtime për argëtim, bileta avioni, me pritje-përcjelljet dhe telefonatat. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit punonjësit e ambasadave dhe konsullatave kanë bërë udhëtime të shpeshta nga një shtet në shtetin tjetër, jashtë marrëdhëniet së punës, pra për qëllime argëtimi, me paratë publike. Gjatë kontrollit financiar në Ministrinë e Jashtme, KLSH ka konstatuar se këto shkelje janë konstatuar nga auditimi i brendshëm, por nuk kanë kërkuar arkëtimin e dëmit ekonomik.

“Grupet e auditmit të brendshëm për rastet, kur kanë konstatuar mbi shpenzime të pa argumentuara dhe kanë fiksuar vlerat përkatëse si dëme ekonomike për buxhetin e shtetit, për punonjësit që nuk janë më në marrëdhënie pune me subjektin e audituar (punonjësit e ambasadave dhe konsullatave kanë lëvizje të shpeshta nga një shtet në shtetin tjetër) nuk njoftojnë më për arkëtimin e dëmit ekonomik të konstatuar, por e kanë bërë praktikë pune, që ia dërgojnë Drejtorisë Juridike dhe Drejtorisë Ekonomike pranë MPJ. Për këto të tilla detyrime nuk janë bërë programe verifikimi siç programohen zbatimet e rekomandimeve të tjera”, thuhet në raportin e KLSH. Në raport janë reflektuar edhe shkelje me biletat e avionit.

“Në shumë raste konstatohet se, urdhri për blerjen e biletave ka dalë pas blerjes së biletave, madje në disa raste urdhrat e blerjes janë nxjerrë me shumë vonesë deri 3 muaj pas blerjes së biletave, fakt që tregon se biletat për udhëtim jashtë shtetit janë blerë pa dalë urdhri i titullari, duke mos respektuar në këtë mënyrë kërkesën më minimale që është urdhri i prokurimit i lëshuar nga personi i autorizuar nga titullari i Autoriteti Kontraktor”, vijon raporti.

Shpenzimet për telefon
Sipas raportit, diplomatët kanë abuzuar edhe me bisedat telefonike. “Grupet e auditimit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm Të MPJ, për auditmet e kryera në njësitë shpenzuese vartëse (ambasadat, konsullatat dhe misionet e ndryshme shqiptare jashtë Shqipërisë), kanë konstatuar si gjetje shpenzime të bisedave falas të kryera nga titullarët e këtyre njësive. MPJ ka dërguar udhëzime e qarkore në lidhje me zbatimin e VKM nr. 864, datë 23/7/2010 “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridik”, i ndryshuar, duke fiksuar kuotat përkatëse mujore duke cilësuar se tejkalimi i kuotave mujore nuk do të kompensohen gjatë vitit kalendarik. Audituesit kanë njohur kompensimet e muajve gjatë vitit, kur ka pasur tejkalime të kuotave mujore. Audituesit e brendshëm kanë vënë para përgjegjësisë këto persona duke i konsideruar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit nëpërmjet llogaritjeve të kompensimeve vjetore”, vijon raporti.

KLSH ka konstatuar gjithashtu se Sektori i Financës për çdo muaj rimburson shpenzimet për telefona celularë për 7 punonjës duke kryer veprimin kontabël në debi në shumën prej 140,000 lekë/muaj pa justifikuar me faturën mujore për shpenzimet faktike, me qëllim kryerjen e pagesave sipas faktit dhe jo sipas limitit që përcaktohet në këtë vendim. “Ky veprim është kundërshtim me VKM nr.864, datë 23.7.2010, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë, publikë” pika 15, ku përcaktohet se: “Në çdo rast, shërbimi i ofruar nga institucioni paguhet sipas faturës mujore për vlerën e shpenzuar. Çdo tejkalim i limitit mujor, të përcaktuar sipas pikave 3-9 të këtij vendimi, nuk kompensohet me limitin e muajit pasardhës dhe përballohet nga vetë personi zyrtar””, vijon raporti.

Pritje dhe përcjellje
Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë kontrollit financiar, ka konstatuar se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë shpenzime të pajustifikuara për pritje e përcjellje, duke iu referuar konkretisht shpenzimeve për kafe, ujë dhe çaj me bustina. “Nga auditimi konstatohet se MPJ në mënyrë sistematike kryen shpenzime me procedurë prokurimi për blerje materiale për pritje–përcjellje kryesisht kafe, ujë dhe çaj me bustina. Këto blerje për vitin 2016 janë realizuar nga subjekti privat “C..” në vlerën prej 1,800,000 lekë, të cilat janë kontabilizuar në debi të llogarisë 602 zëri “pritje përcjellje”. Krahas këtyre shpenzimeve, sipas programeve për çdo muaj kryhen përsëri shpenzime për pritje nëpërmjet subjektit privat “K.M”, për çdo takim që zhvillohen në ambientet e MPJ-së, të cilat për periudhën objekt auditimi kapin shumën prej 8,510,400 lekë. Për periudhën objekt auditimi, konstatohet se shpenzimet në total për pritje përcjellje të të gjitha kategorive për vitin 2015 kapin shumën prej 24,129,709 lekë dhe për vitin 2016 kapin shumën prej 53,999,451 lekë.

Nga këto shpenzime, nuk janë veçuar shpenzimet brenda ambienteve të MPJ me qëllim kryerjen e një analize të veçantë për efektivitetin e shpenzimeve pritje e përcjelle që behën brenda ambienteve të MPJ-së në se duhet përdorur blerja e kiteve me procedurë të vogël apo kryerja e shërbimit për pritje e përcjellje nëpërmjet klubit privat të MPJ-së, me qëllim mirë përdorimin e fondeve publike dhe uljen e shpenzimeve procedurale”, thuhet në raportin e KLSH. 

Të gjitha abuzimet në Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat
Autoriteti kontraktor për llogaritjen e çmimit të karburanteve nuk është mbështetur në buletinet e APP në çmimet referuar bursës REUTERS për datën e furniturës sipas deklaratës doganore SAD ose datës sipas raporteve të analizave nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, gjithashtu janë shtuar elementë fiskalë si “taksa e markimit”. Është vepruar në kundërshtim me VKM nr. 1, dt. 10.01.2007, “Për rregullat e prokurimit publik” kreu VIII, pika 2/b, VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, neni 77, pika 3, “Për t’u siguruar nëse cilësia e punëve, shërbimeve ose e mallrave është e njëjtë me cilësinë për të cilën është shpallur fitues kontraktori, autoriteti kontraktor duhet të monitorojë zbatimin e kontratës dhe në rast të shkeljes së kushteve të kërkuara zbaton penalitetet e parashikuara në kontratë..........” pika 5 dhe 6, “Autoriteti kontraktor, para pagimit të faturës së mallit, duhet të kontrollojë përqindjen e rritjes apo të uljes të çmimit të bursës, sipas Reuters, lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, cilësinë e mallit të lëvruar, nëse është e njëjtë me atë për të cilën është shpallur fitues kontraktori”.

Në Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), në cilësinë e Autoritetit Kontraktor (AK), Njësia e Prokurimit (NJP) nuk ka funksionuar më vete në përbërje të strukturës organike, por gjatë vitit, si anëtar të NJP-ve, caktohen punonjës të ndryshëm, madje duke aktivizuar me pagesë edhe persona të tretë nga jashtë AK. Në këtë AK, ka zhvillime tenderash në një numër të konsiderueshëm dhe me procedura të ndryshme, duke përfshirë edhe tenderat e zhvilluar për blerje e shërbime të vogla si dhe ato të karakterit sekret. NJP-ja ka shumë përgjegjësira sipas legjislacionit të prokurimit publik në fuqi. Nga NJP-të këto detyra nuk janë realizuar të gjitha dhe mangësitë e shkeljet e konstatuara, mund të ishin shmangur, shumica prej tyre, nëse NJP-ja do të të funksiononte si strukturë më vete, si dhe po të ishin kryer edhe trajnimet e nevojshme pranë APP-së.

Formularët e Deklarimit të Konfliktit të Interesit, nuk janë plotësuar nga anëtarët e KVO-ve, në afatin kohorë të momentit të hapjes së ofertave nëpërmjet platformës elektronike të faqes së APP-së. Këto deklarata janë plotësuar dhe nënshkruar me datën e daljes së urdhër prokurimit, në një kohë, që ofertat hapen nga KVO-të mbas disa ditëve (datat e caktuar për dorëzimin e ofertave). Kështu që deklarimet përkatëse nuk janë bërë për pjesëmarrësit në konkurrim, pasi këto pjesëmarrës në prokurim njihen vetëm në ditën e hapjes së ofertave nëpërmjet platformës elektronike të faqes së APP-së. Gjetje nga auditimi: Nuk janë lënë gjurmë në asnjë tender se cili nga anëtarët e KVO-ve është specialist i fushës së objektit të tenderit të zhvilluar si dhe anëtarët për anëtarët e NJP-ve, nëse e kanë arsimin e lartë përkatës, siç përcakton rregullorja e prokurimit publik në fuqi.

Vendosja e disa kërkesave kualifikuese dhe miratimi i tyre nga NJP-të, kanë mangësi të konsiderueshme dhe disi të ekzagjeruar dhe krejtësisht të pa argumentuara, të cilat janë me risk të lartë, natyrisht duke parë, që në këtë AK, në tenderat e zhvilluar, kanë rezultuar se kanë marrë pjesë shumë pak operator ekonomik konkurrues, janë s’kualifikua shumica e konkurrenteve, duke mbetur vetëm me nga një konkurrues, madje në disa tendera janë fituar për disa vite rresht po nga i njëjti operator ekonomik konkurrues, si dhe fituesit janë shpallur shumë afër vlerave të fondeve limit të vënë në dispozicion për konkurrim, etj. të kësaj natyre, të cilësuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, ku më kryesorët i përmendim:

nuk ka argumentim vendosja e miratimi i kërkesave të veçanta të kualifikimit në procesverbalet e hartimit të dokumenteve të tenderave të përgatitura nga NJP-të, veprim që bie ndesh me VKM nr. 914, datë 29.12.2014, neni 61, pika 2; kërkesat e veçanta kualifikuese të hartuara në kundërshtim me rregullat e prokurimit, janë: nuk ka cilësime në se është i zbatueshëm sigurimi i ofertës, sipas shtojcës 3 të DST, pasi sipas rregullave të prokurimit publik në fuqi i është lënë në kompetencë AK-së për të vendosur një gjë të tillë, nisur nga vlera më të lartë se kufiri i lartë monetar. Gjithashtu as në paketën e dokumenteve të tenderave të përgatitura nga AK-ja e të hedhura në platformën elektronike të faqes së APP-së, Seksioni 3 “Informacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik”, pika 3.2 “Sigurimi i Ofertës”, nuk ka sqarime nëse duhet bërë sigurimi i ofertës apo jo.

Për rastet kur tenderat janë anuluar, pasi janë refuzuar të gjitha ofertat dhe vendosur përsëritja nga e para, nuk ka ndonjë procesverbal të mbajtur nga NJP-të për analizën përmirësimit të praktikave dokumentare, për ta filluar nga e para, siç cilëson LPP, Kreu II, neni 12 “Përgjegjësia e autoritetit kontraktor”, pika 2, germa (ë).

Për të gjithë tenderat e audituar, NJP-të nuk kanë evidentuar marrjet në dorëzim të paketave të dokumenteve të fitueseve të tenderave, para se të lidhen kontratat përkatëse. Mos kryerja e këtij veprimi bie ndesh me LPP, Kreu II, neni 12 “Përgjegjësia e autoritetit kontraktor”, pika 3, si dhe VKM nr. 914, datë 29/12/2014, i ndryshuar, neni 64, pika 5.

Në procesverbalet e vlerësimeve të procedurave të prokurimit të plotësuara nga KVO-të nuk janë cilësuar nëse janë kryer veprimet aritmetikorë si dhe nëse janë bërë përllogaritjet e vlera anomalish të ulët, në zbatim të formulës përkatëse të miratuara me DST, siç cilëson VKM nr. 914, datë 29/12/2014, i ndryshuar, neni 66, pikat 4 dhe 5.

Të gjithë fituesit e tenderave janë shpallur nga AK pa plotësuar 100% kërkesat kualifikuese të një forme apo të një forme tjetër, në një kohë, që shumica e tenderave në këto raste duhej të ishin anuluar, studiuar shkaqet dhe pasi të përmirësonin vendosjen e kërkesave kualifikuese të shpallej nga e para. Këta fitues ose kanë mbetur konkurrues të vetëm ose janë shpallur fitues, në një kohë që janë s’kualifikuar konkurruesit e tjerë, të cilët kanë pasur vlerat e konkurrimit më të ultë se fituesit e shpallur. AK-ja nuk ka vepruar drejt në zbatim të nenit 53, pika 4, për devijime të vogla, duke qenë se NJP-të kanë vendosur si kriter vlerësues “çmimin më të ulët”, çka KVO-të i kanë sjellë kësaj njësie shpenzuese kryerje të mbi shpenzimeve të pa argumentuara, pa efektivitet dhe pa eficencë.

Në auditimin e kryer nga audituesit e brendshëm, të veprimtarisë financiare së përhershme të RSH-së në NATO, është konstatuar marrja me qira e tre apartamenteve, të cilat nuk janë më në përdorim nga përfaqësia, por ka mbetur e bllokuar shuma e vlerës së ngurtësuar prej 5,640 euro. Nga Përfaqësia e RSH në NATO dhe Misioni i RSH pranë BE nuk u janë vënë në dispozicion dokumentacioni i plotë për mënyrën e zgjidhjes së  këtyre kontratave dhe detyrimet, që kanë mbetur pa shlyer apo arsyen e bllokimit të shumave të ngurtësuara. Nuk ka rezultuar që të ketë një korrespodencë zyrtare midis përfaqësisë së RSH-së në NATO dhe MPJ për këtë çështje. Për këtë nga grupit të auditimit të brendshëm është lënë Rekomandoj: “që përfaqësia e përhershme e RSH në NATO në bashkëpunim me ambasadën e RSH në Mbretërinë e Belgjikës dhe misioni i përhershëm i RSH pranë Bashkimit Evropian të ngrenë një grup pune për sqarimin e problematikave të kësaj çështje duke shkëmbyer informacionin e nevojshëm. Ky grup duhet të përgatisë dhe të dërgojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, Drejtorisë së Programimit Buxhetor dhe Financës dhe Drejtorisë së Auditmit në MPJ informacion të hollësishëm dhe masat e nevojshme që do të merren për zgjidhjen e kësaj çështje”. Në fakt audituesit duhej ta kishin audituar në vend këtë çështje duke i propozuar titullarit të ministrisë për një shtyrje afati verifikimi dhe kjo çështje duhej të ishte mbyllur përfundimisht rezultatit konkretë.

Në auditimin e kryer nga audituesit e brendshëm të MPJ, të veprimtarisë financiare së Misionit të RSH pranë OKB-së dhe aktivitetit të Konsullatës së RSH në Nju-Jork (N. Y-e mbyllur), ka konstatuar si gjetje pagim penaliteti për objekt qiraje, të vlerës prej 12,000 USD, të një godine, që kishte administruar konsullata. Kontrata e lidhur që në fillim vitit 2006 nga z. J, i cili aktualisht është në marrëdhënie pune me MPJ, është lidhur me gabime e risk të lartë, si pa shënuar afatin përkatës, dhe më vonë me një kontratë e rilidhur në Mars 2013 nga z. D. M. (aktualisht i larguar nga MPJ) nuk është bërë rishikimi apo ndryshimi përkatës i kushteve të kontratës. Pra vlera e ngurtësuar është dëm ekonomik për shtetin pasi apartamenti nuk përdoret më dhe misioni është mbyllur. Audituesit këtë vlerë duhej ta kishte konsideruar dëm ekonomik, duke ja ngarkuar përgjegjësinë lidhësit të parë të kontratës si dhe punonjësit tjetër që ka rilidhur kontratën pa asnjë lloj ndryshimi, (respektivisht Z. J. dhe z. D. M). Rekomandoj i lënë nga DAB, që kontratat për të ardhmen duhet të lidhen pasi të jetë marrë miratimi juridik më parë nga MPJ, nuk i shërben efektivitetit ekonomik të vlerave të përdorura.

Në auditimin e kryer nga audituesit e brendshëm, për veprimtarisë financiare të Ambasadës së RSH-së, në Ankara-Turqi, janë konstatuar mjaft mangësi e shkelje në kuadrin e zbatimit të projektit të Qendrës Kulturore Shqiptare (QKSH) në Ankara, në zbatimin e ligjin nr. 7982, datë 21/12/1994 “Për sponsorizimet”. MPJ për këtë auditim ka bashkëpunuar me APP-në si dhe Inspektimin Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave, ku kjo e fundit i ka kthyer përgjigje që kemi të bëjmë me dëme ekonomik në vlerën prej 4,210.34 EURO dhe 3,018.6 lira turke, nga financimi i bërë nga QKSH-ja në vlerën prej 20,125 EURO për 3 vite, sipas nenit 5 të memorandumit. Në materialet e auditimit cilësohen edhe shpenzime të tjera të kryer nga ky projekt për shpërblime punonjësish të ambasadës pa marrë më parë miratimin e MPJ.

Nga auditimi i dokumentacionit bashkëlidhur urdhër shpenzimit për blerjen e biletave, u konstatuan mangësi dhe të meta që bien në kundërshtim me udhëzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 2, datë 18.02.2008 “Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla”, pasi çdo blerje bilete udhëtimi me avion ishte kryer vetëm me urdhrin e titullarit apo të Sekretarit të Përgjithshëm nëpërmjet të cilit është autorizuar Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Çështjeve Konsullore dhe Diasporës për marrjen e masave për zbatimin e urdhrit. Kjo mënyrë formulimi e urdhrave të mësipërm nuk ka përcaktuar asnjë përgjegjësi konkrete apo direkte për respektimin e dispozitave ligjore për zbatimin e rregullave për blerjen e biletave nëpërmjet procedurave prokuruese, siç përcaktohet në dispozitat ligjore “Për prokurimin Publik”. Krahas këtyre mangësive, në shumë raste konstatohet se, urdhri për blerjen e biletave ka dalë pas blerjes së biletave, madje në disa raste urdhrat e blerjes janë nxjerrë me shumë vonesë deri 3 muaj pas blerjes së biletave, fakt që tregon se biletat për udhëtim jashtë shtetit janë blerë pa dalë urdhri i titullari, duke mos respektuar në këtë mënyrë kërkesën më minimale që është urdhri i prokurimit i lëshuar nga personi i autorizuar nga titullari i Autoriteti Kontraktor.

Nga auditimi i zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH me shkresën nr. 985/7, dt. 04.01.2013 rezultoi se në zbatim të Rekomandoj nr. 9 “Të merren masa për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimin e mëparshëm por që nga verifikimi i tyre rezultuan të pa zbatuara, apo në proces zbatimi, si dhe për të gjitha rekomandimet, për të cilat janë nxjerrë urdhrat e zhdëmtimit në datë 24.12.2012, të kryhet kontabilizimi dhe të fillojë arkëtimi i detyrimeve, deri në ndjekjen, në rrugë ligjore të arkëtimit të dëmeve ekonomike, sipas trajtimit të bërë në faqet 43-47 të Raportit Përfundimtar të Auditimit” MPJ për punonjësit të cilat duhet të arkëtojnë shumat e lëna në ngarkim është dërguar shkresa pranë përfaqësive përkatëse. Vlera e mësipërme nuk është kontabilizuar dhe nga 200 punonjës në vlerën 40,400 EURO është arkëtuar vlera 27,143 euro për 107 punonjës. Mbetet pa u arkëtuar vlera 13,257 euro.   

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?