Abuzimet seksuale/ Meta-Kuvendit: E patolerueshme, vetëm 44% e autorëve janë dënuar me vendim të prerë, të miratohet me urgjencë projektligji

19 Nëntor 2020, 13:08| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 15:48

  • Share

Presidenti Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në Maratonën online të “Fjongos Blu”, një veprimtari e organizuar në sheshin “Skënderbeu” me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, nga ku i ka bërë apel Kuvendit që të miratojë sa më shpejt projekt-ligjin për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale.

Po ashtu, ai shtoi se është e pa tolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar me vendim të formës së prerë.

 “ Dhuna ndaj fëmijëve, veçanërisht ajo seksuale, si në internet ashtu edhe në jetën e përditshme, është një problem sa lokal, kombëtar edhe global.  Organizata Botërore e Shëndetësisë, në qershor të këtij viti, raportoi se deri në 1 miliard fëmijë, në mbarë botën, kanë përjetuar një nga format e dhunës përgjatë vitit të kaluar.

Në Shqipëri, sipas studimeve të bëra, 76% e fëmijëve përjetojnë dhunë. Thuajse 11% e fëmijëve raportojnë se janë viktima të ngacmimeve dhe dhunës seksuale nga një i rritur apo bashkëmoshatar. 

Edhe pse kemi një denoncim më të madh të dhunës dhe abuzimit seksual të fëmijëve dhe çështja po bëhet gjithnjë e më shumë publike, Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët.

Shqipëria, si shtet palë, që ka ratifikuar Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës, ka për detyrë të marrë të gjitha masat e duhura legjislative, administrative, sociale dhe edukative për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo lloj forme e shfrytëzimit dhe keqtrajtimit fizik, seksual, psikologjik, si dhe nga neglizhenca.

Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa për përmirësimin e menjëhershëm të politikave,  në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve. Gjithashtu, dua të nxis Kuvendin dhe deputetet që të miratojnë sa më shpejt projekt-ligjin për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale, që CRCA Shqipëri ka përgatitur, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Po ashtu, është e pa tolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar me vendim të formës së prerë. Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale e tyre nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata", tha Presidenti Meta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mona: 19/11/2020 13:49

    Leri abuzimet seksuale se meret drejtesia me to e mos u bej karagjoz o lolo president,po shiko abuzimet 30 vjecare marramendese tuat e te fallxhores tende,dordolec president,njeri i lig.

    Përgjigju
    • Bashkia vlore: 19/11/2020 16:03

      Ky bastard beson se e pyet njeri? Karnavale dhe pa dinjitet. Kohe e humbur te mirresh me nje pervers

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?