Aktiviteti i organizuar nga Abi Bank

ABI Bank prezanton para Bordit projektet e reja: Prezence te rëndësishme ne korporatat e mëdha dhe të mesme në të gjithë vendin

21 Mars, 10:49| Përditesimi: 21 Mars, 11:17

  • Share

Abi Bank tashmë me prezencë të rëndësishme ne korporatat e mëdha dhe te mesme ne te gjithë vendin dhe sektorët e ekonomisë organizoi takimin e radhës të Bordit me klientët dhe bashkëpunëtorët

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Z. Andi Ballta tha se Abi është pozicionuar si një bankë butik dhe po kontribuon direkt në financimin e veprave te rëndësishme në turizëm dhe infrastrukture

“Synimi ynë është të sjellim në treg produkte dhe shërbime të sprovuara në efikasitetin e tyre që mbështesin direkt dhe ne mënyrë domethënëse rritjen e ekonomisë. Gjate ketij viti jane hapur katër degë të reja dhe objektivi ynë është të hapim dhjetë dege brenda vitit 2024. Banka rritet me rritjen e klienteve dhe sot ABI ka një prezence te rëndësishme ne korporatat e mëdha dhe te mesme ne te gjithë vendin dhe sektorët e ekonomisë” nënvizoi Andi Ballta, drejtor i përgjithshëm i Abi Bank.

Znj. Kathryn Sëintek, Kryetare e Bordit nënvizoi se ABI tashme ka krijuar profilin e vet te rëndësishëm ne tregun bankar.

“Banka ka treguar aftësinë e saj për tu rritur organikisht dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen e saj në tregun bankar. Bordi dhe NCH Capital falënderon klientët tanë dhe personelin e mrekullueshëm te ABI Bank. Gjithashtu, vlerësojmë shume Banken e Shqiperise per rolin e rëndësishëm ne rritjen dhe përmirësimin e sistemit bankar. Nje falënderim i veçantë për personelin dhe drejtimin e Ambasadës Amerikane për mbështetjen e tyre ndaj ABI Bank qe prej krijimit te saj”, tha Kathryn Sëintek, Kryetare e Këshillit Drejtues ABI Bank.

Me aktivet e bankës qe po i afrohen shumes prej 1.5 miliardë dollarë, ABI Bank është manaxheri më i madh Amerikan i aktiveve në Shqipëri dhe një nga investitorët Amerikan më të rëndësishëm në Shqipëri.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?