Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri/ Hartimi nga 14 ekspertë, u diskutua edhe me psikologë! Edhe në formën digjitale

1 Shtator 2022, 16:30| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 19:56

  • Share

 

Abetarja e përbashkët e unifikuar, mes  Shqipërisë dhe Kosovës që u prezantua në Gjakovë, u realizua nga autorë të të dy vendeve gjatë një pune disa mujore. Për të hartuar tekstin, janë angazhuar 6 anëtarë nga Kosova dhe 6 anëtarë nga Shqipëria, si dhe 2 kryetarë të përbashkët, të cilët i kanë vënë vulën projektit.

Abetarja e  re do të do të përdoret edhe nga shqiptarë në diasporë, ndërsa përpara se të nisje përdorimi i saj, mësuesit do t’u nënshtrohen disa seancave të trajnimit.

Në Kosovë trajnimet kanë filluar prej disa ditësh, ndërsa për vendin tonë fillojnë këtë fillim shtatori, por nuk do të mungojnë dhe gjatë vitit shkollor.

Abetarja e re, vjen pas 10 vitesh nga botimi i mëparshëm dhe sipas hartuesve ka një avantazh në përdorimin e metodave, në bashkimin dhe integrimin e lexim-shkrimit. Së dyti në planin didaktik dhe pedagogjik, në abetare janë futur elemente të reja të punës me nxënësit. Abetarja ka edhe përparësi të tjera që lidhen me problemet sociale, psikologjike, e didaktike. Për këtë qëllim është konsultuar me psikologë, piktorë dhe dizajnera. Risi, me këtë abetare të përbashkët, është që për herë të parë në vendin tonë por edhe në Kosovë, kjo abetare do të jetë në dispozicion edhe elektronikisht. Kjo risi, sipas ekspertëve, rrit më shumë vlerat didaktike, metodologjike dhe gjuhësore tekstit të abetares.


Lajmi kryesor:

Prezantohet abetarja e unifikuar mes Shqipërisë e Kosovës! Kurti: Formë bashkimi! Kushi: ‘Fshijmë’ kufijtë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?