Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përshendetja e veçantë nga ‘Mësonjëtorja e parë shqipe’ në Korçë,  pedagogu: Ditë feste

1 Shtator 2022, 16:28| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 16:51

  • Share

 

Një moment i veçantë në prezantimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, ishte edhe një lidhje direkte nga Korça, me nxënës që mbanin në duar këtë Abetare. Lidhja u zgjodh të bëhej nga ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e parë shqipe” dhe kjo jo një rastësi.

“Kemi zgjedhur mjediset e muzeut të arsimit, ku janë hedhur rrënjët e dijeve të arsimit shqiptar që gëzojnë një nga arritjet më të bukura Shqipëri, Kosovë, është një ditë feste që i ushqen fëmijët me ndjenjën e atdhedashurisë, përkushtimit dhe dashurisë për gjuhën, që është baza ku mbështetni bazat e një vendi”, tha Eris Rusi, pedagog i letërsisë, shkrimtar, përkthyes.

Një përshëndetje në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm për arsimin, e ka përcjellë edhe kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo

“Një projekt i rëndësishëm, Korca ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshme, në arsimin shqip, jemi vendlindja e Rilindasit të parë, Naum Vixhilharxhit që është edhe autori i abetares së parë me shkronja shqipe, jemi dhe qyteti ku ka celyr dyret shkolla e parë në shqip, dëshmi e ndjeshmërisë që kishin patriotët shqiptar. Iu uroj nxënësve dhe mësuesve që të kenë një vit sa më të mbarë shkollor”, tha Filo.

Në dhjetor të 2021 ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Arbërie Nagavci nënshkruan marrëveshjen për Abetaren e përbashkët.

 


Lajmi kryesor:

Prezantohet abetarja e unifikuar mes Shqipërisë e Kosovës! Kurti: Formë bashkimi! Kushi: ‘Fshijmë’ kufijtë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?