Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kosova & Rajoni

Abdixhiku në takim me Kurtin: Pa pjesëmarrjen e SHBA, as që duhet të ketë dialog me Serbinë

26 Maj 2021, 13:49| Përditesimi: 26 Maj 2021, 13:51

  • Share

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit të zhvilluar me kryeministrin, Albin Kurti, është shprehur se pa Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë dialog me Serbinë.

“Pjesëmarrja e SHBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të SHBA-në as që duhet të ketë dialog. Kosova vlerëson rolin e BE-së, por domosdoshmërish e kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialog. Kjo është e padiskutueshme”, ka thënë Abdixhiku

Ditën e djeshme Kosova është tërhequr nga reciprociteti me Serbinë.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë Kurti, ka reaguar edhe Abdixhiku duke thënë se Kurti ka ndryshuar pozicion në dialog siç ka bërë edhe për kauza të tjera.

Ai u shpreh se Kurti duhet të dëshmojë veten dhe Kosovës në këtë proces.

“E vërejta që kryeministri jo vetëm për temën e reciprocitetit por edhe për shumë tema të tjera ka ndryshuar qëndrim në dialog. Është koha e tij që të dëshmojë veten dhe Kosovën në këtë proces. Gjitha pozicionet jona janë për të reciprocitetit, kërkim faljes, dialogut të brendshëm para atij të jashtme. Tani janë edhe pozicione të ridizajnuara të kryeministrit”, deklaroi Abdixhiku.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj lidhur me dialogun ka mbajtur po të njëjtin qëndrim me Abdixhikun, se pa përfaqësues të SHBA, nuk duhet të zhvillohet dialogu me Serbinë.

Takimi mes Abdixhikun dhe kryeministrit erdhi pas ftesës nga Kurti për tre krerët opozitar, me qëllim mirinformimin dhe bashkërendimin për çështje në interes të Kosovës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?