Ana Brnabiç dhe Dritan Abazoviç

Abazoviç u zgjodh kryeministër i Malit të Zi, vjen reagimi i parë nga Serbia, Brnabiç: Bashkë drejt BE-së dhe për një rajon më të qëndrueshëm

29 Prill 2022, 14:27| Përditesimi: 29 Prill 2022, 14:34

  • Share

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për detyrën e tij të re.

Ajo është shprehur optimiste për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, duke thënë se do të punojnë se bashkë për ‘ëndrrën evropiane”.

 “Jam e bindur se në periudhën e ardhshme Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, ekonomikisht dhe infrastrukturor më të lidhur dhe më të suksesshëm.”, shkruan ajo.

Dritan Abavoviç u zgjodh ditën e djeshme kryeministri i Malit të Zi me 45 vota pro, ndërsa kundër votuan vetëm deputetët socialdemokrat. Për herë të parë në krye të Malit të Zi është zgjedhur një shqiptar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?