Dritan Abazoviç

Abazoviç: Si vëlla i Kosovës, kam qejf të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Kishës Ortodokse Serbe

4 Mars, 22:45| Përditesimi: 4 Mars, 22:50

  • Share

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se Kisha Ortodokse Serbe është sjellë në mënyrë jo-korrekte me Malin e Zi.

“Shtetin e Malit të Zi, Kisha Ortodokse e ka trajtuar, për mendimin tim, në një mënyrë jo-korrekte. Shumica nga ta kanë thënë se nuk e pranojnë pavarësinë e Malit të Zi, një grup tjetër ka thënë se ne jemi këtu para shtetit të Malit të Zi, dhe nuk duam të iu nënshtrohemi ligjeve tuaja”, tha kështu Abazoviç në Klan Kosova.

Kisha Ortodokse serbe shtoi Abazoviç, nuk pranon të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të arritur një marrëveshje.

Por ai shprehu se do të kishte dëshirë që një marrëveshje e tillë të arrihej, për shkak se do të sillte paqe.

“Si një qytetar, si një mik, si një vëlla i Kosovës normalisht që ka qejf të shoh një paqe në rajon, unë mendoj që kjo gjë mund të shfrytëzohet si model”, tha ish-kryeministri malazez.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?